Mirëqenie

mar72016

Trajtimi i personalizuar për diabetin, më efikas te femrat

tags: DIABETI

Një studim afatgjatë mbi trajtimin e personalizuar të diabetit tregon një reduktim të vdekshmërisë për të gjitha shkaqet te femrat, por jo te meshkujt. Artikulli i publikuar në revistën "Diabetologia" nga Marlene Krag e departamentit të shëndetit publik në Universitetin e Kopenhagenit, ka rivlerësuar në distancë kohe, pacientët që kishin marrë pjesë mes viteve 1989 dhe 1995 në trialin "Diabetes Care në General Practice", ku ofrohej një trajtim i personalizuar në fushën e kurave primare për një grup pacientësh danezë me diagnozë të re të diabetit tip 2.

Në grupin e ndërhyrjes, mjekët inkurajuan të asistuarit e tyre që të konsideronin rëndësinë e dietës dhe të aktivitetit fizik, duke vonuar përdorimin e barnave antidiabetike.
Ndërsa në grupin e kontrollit, mjekët ishin të lirë si zakonisht të zgjidhnin cilindo trajtim që dëshironin dhe ta modifikonin atë në kohë. "Pas 6 vjetësh follow-up-i, përfundimet e studimit tregonin mungesën e çdolloj efekti të trajtimit të personalizuar mbi vdekshmërinë dhe mbi treguesit e tjerë sekondarë të efikasitetit", shpjegojnë kërkuesit, të cilët megjithatë vunë re praninë e një reduktimi të vlerave të hemoglobinës vetëm te femrat.

Të njëjtët autorë ndoqën pjesëmarrësit e studimit origjinal për 13 vite të tjera, nga 1995 deri në 2008 dhe konstatuan se me trajtimin e personalizuar femrat kishin 26% më pak probabilitet vdekjeje (pavarësisht shkakut) krahasuar me meshkujt dhe, një risk më të ulët vdekjeje me 30% për shkaqe që lidheshin me diabetin. "Pra ka mundësi që këto ndryshime të varen nga çështje socio-kulturore komplekse të lidhura me ndryshimet gjinore", komenton Krag, duke nënvizuar nevojën për të thelluar më tej argumentin me qëllim riformulimin të strategjive terapeutike të diferencuara për meshkujt dhe femrat, në mënyrë që të dyja gjinitë të përftojmë efikasitet maksimal. 

 

Diabetologia. 2016. doi: 10.1007/s00125-015-3804-4

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC