Mirëqenie

dhj22014

Gratë me pushtet më të rrezikuara nga depresioni

Femrat që kanë poste me autoritet, të tilla si përgjegjëse për punësimin, pushimin nga puna dhe vendosjen e pagave - janë më të rrezikuara nga depresioni në krahasim  me të tjerat që nuk e kanë këtë fuqi. ''E kundërta ndodh te burrat: ata në poste të larta preken më pak nga simptomat depresive se të tjerët'', shpjegon Tetyana Pudrovska nga universiteti i Teksasit dhe autore e një artikulli të publikuar së fundi në revistën ''Journal of Health and Social Behavior''.
Studimi ka përfshirë mbi 1.500 gra dhe 1.300 burra të moshës së mesme të diplomuar në shkolla të mesme e të larta të Shteteve të Bashkuara, duke treguar se një grua me pushtet është disa herë më shumë e rrezikuar nga depresioni. Megjithatë  autorët kujtojnë se gratë që mbulojnë këto role të rëndësishme profesionale i kanë të gjitha avantazhet për t'u mbrojtur nga depresioni në krahasim me gratë në poste inferiore: janë më të arsimuara, kanë të ardhura më të larta, marrin më shumë kënaqësi nga puna dhe gëzojnë autonomi më të madhe.    
''Shpesh është një çështje paragjykimi'', shpjegon autorja , ''studime të shumta sugjerojnë se femrat në pozicione të pushtetshme duhet të përballojnë  tensione të forta ndërpersonale dhe janë shpesh viktima të paragjykimeve, izolimit social dhe stereotipeve negative''. Sikur të mos mjaftonte duhet edhe t'i bëjnë llogaritë me kundërshtimet e vartësve, kolegëve dhe eprorëve. Nëse shefi është një burrë e gjithë kjo nuk ndodh dhe si pasojë stresi dhe rreziku i depresionit reduktohen.
''Një lidere grua, sipas mendimit të shumicës, nuk ka vendosmërinë dhe sigurinë e një burri, dhe në rastet kur tregon se i zotëron, shpesh gjykohet si jo-femërore'', shton Pudrovska. Te meshkujt vlen ekzaktësisht e kundërta: autoriteti mashkullor në vendin e punës është i pranuar dhe i përgjigjet plotësisht asaj që pritet. Për pasojë sa më e fortë është fuqia profesionale e tij aq më të vogla janë tensionet ndërpersonale. 
''Ky studim nënvizon rëndësinë e të pasurit parasysh të diskriminimit sipas seksit dhe të armiqësisë ndaj një lidere grua'', përfundon autorja, duke nënvizuar se rezultatet e arritura nxjerrin në pah lidhjen mes pushtetit profesional dhe depresionit.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC