Farmaci

jan142022

Luca Pani: Do të duhen muaj që të marrim përgjigje të vlefshme shkencore mbi efikasitetin e vaksinave dhe antitrupave monoklonalë

"Do të duhen disa muaj për të marrë përgjigje të vlefshme shkencore se cili është saktësisht efikasiteti i vaksinave dhe antitrupave monoklonalë në variantin Omicron". Kështu ka thënë Luca Pani, ish-drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA), tani ligjërues në Universitetin e Majamit në Shtetet e Bashkuara dhe në Modena të Italisë. Por, siç shpjegon ai për Adnkronos Salute, problemi i monoklonalëve është një tjetër: "Ata nuk janë të disponueshëm në pjesën më të madhe të botës ose janë keqpërdorur dhe nuk ka pasur udhëzime të qarta".

Përveç kësaj, vëren ai, "këto janë terapi të shtrenjta që nuk mund t'i shtojmë ndjeshëm". Disa monoklonalë "janë modeluar mbi epitope specifike të proteinës spike, e cila, nëse pëson mutacion, siç ndodh në Omicron, e humbet ndjeshëm efikasitetin", konfirmon eksperti. "Dhe, është e vështirë të dish se si funksionojnë mbi Omicronin koktejlet monoklonale, që synojnë objektiva të shumëfishtë dhe teorikisht të aftë për të funksionuar më mirë, por të modeluar në variantet e mëparshme". Eksperti e kishte parashikuar. Në një nga ndërhyrjet e tij të fundit, në "Pharmadvances", përpara se Omicroni të vihej në qendër të vëmendjes së botës, Pani kishte eksploruar së bashku me historianin mjekësor Gilberto Corbellini mënyrat e evolucionit viral, duke analizuar edhe mundësinë e një varianti të aftë për t'iu shmangur vaksinave dhe antitrupave monoklonalë dhe duke kujtuar se, në laborator, "Sars-CoV-2 zhvilloi me shpejtësi rezistencë ndaj antitrupave monoklonalë, por luftoi për të zhvilluar rezistencë ndaj një koktejli antitrupash, që synonte vende të shumta dhe të ndryshme". Shkurtimisht, një nga mesazhet e tekstit ishte: "Pastëri na dha mundësi të imagjinonim dhe ndërtonim vaksina ose barna, ndërsa Darvini shpjegoi, me teorinë e tij të seleksionimit natyror, se as me mjetet e mjekësisë më të avancuar nuk do të jemi në gjendje të arrijmë më të mirën nga të gjitha botët e mundshme".
Diskutimi duhet të përqendrohet diku tjetër, sipas Panit: "Tani, ne, përfundon ai, kemi nevojë për antiviralë oralë, të cilët veprojnë në replikimin viral, të cilët mund t'i prodhojmë globalisht në një mënyrë masive dhe me kosto të ulët për të trajtuar njerëzit e infektuar me SARS-CoV-2".

Dhe "nuk duhet të harrojmë një element shumë të rëndësishëm: që në reanimacion në të gjithë botën shohim raste të Covidit të rëndë rreth 10 herë më shumë te pacientët e pavaksinuar, disa prej të cilëve janë në rrezik dhe shumë të cenueshëm për transplant të organeve, në moshë shumë të vjetër, me sëmundje të rënda pulmonare, kardiovaskulare dhe metabolike shoqëruese. Dhe, ky është një problem për t'u trajtuar, duke shtuar respektimin e vaksinimit kundër Covidit dhe duke punuar në zonën e përfaqësuar nga njerëz hezitues".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC