Farmaci

gus242021

Artriti reumatoid dhe spondiliti ankilozues. Cilët janë kufijtë e rinj të trajtimit

Dhimbje kudo, ngurtësi, lodhje, ënjtje të kyçeve dhe gishtave të duarve që ndihen gjatë natës dhe në mëngjes. Këto janë shenjat e artritit reumatoid, një sëmundje autoimune që shfaqet te të rinjtë, te 40-60 vjeçarët, ende në mes të aktiviteteve të tyre shoqërore, familjare dhe profesionale. Sipas Shoqatës Italiane të Reumatologjisë, në Itali jetojnë me këtë sëmundje rreth 300,000 vetë, kryesisht gra (me një raport 3 me 1 me burrat). Nëse nuk kontrollohet dhe menaxhohet mirë, artriti reumatoid përparon. Kështu, bëhet e pamundur kryerja e veprimtarive të zakonshme të jetës së përditshme, të tilla si ngjitja e shkallëve, bërja e punëve të shtëpisë ose hapja e një shisheje.

Për pacientët, si dhe për reumatologët, kryefjala është remisioni. "Ne e dimë se remision nuk do të thotë shërim, por për ne pacientët, ky është një "pushim" nga sëmundja", thotë Antonella Celano, presidente e Shoqatës Kombëtare të Njerëzve me Sëmundje Reumatologjike dhe të Rralla (APMARR). "Kjo do të thotë të jesh në gjendje të jetosh me artritin reumatoid pa drama. Patologjia është pjesë e jona, por nuk na prek, nuk është më një shpatë e Damokleut. Remisioni na lejon të rimarrim në dorë zotërimin e kohës sonë, të projekteve tona, por gjithçka lidhet me faktorin kohë. Në fakt, remisioni është i mundur vetëm nëse arrijmë të përcaktojmë një diagnozë të hershme. Koha është thelbësore si për pacientin, ashtu edhe për mjekun, i cili duhet të konstatojë menjëherë patologjinë dhe më pas të arrijë qëllimin e remisionit me barnat e duhura. Fatkeqësisht, për shkak të listave të gjata të pritjes, një diagnozë në kohë është shpesh e pamundur. Jo të gjithë pacientët mund të përballojnë vizita me pagesë".

Artriti reumatoid ka qenë në qendër të diskutimit në takimin EULAR2021 (Lidhja Evropiane Kundër Reumatizmës). Trajtimet e artritit reumatoid, dikur të bazuara në kortikosteroide dhe antiinflamatorë, tani përfshijnë trajtime të reja, përfshirë barnat biologjike. Gjatë punës së EULAR2021 doli se një ndër barnat më premtuese përsa i përket arritjes së remisionit është upadacitinibi, nga kategoria e frenuesve selektivë të Jakut, të administruar në rrugë orale, me rezultate të mëdha në aspektin e efikasitetit dhe sigurisë. Sidoqoftë, jo vetëm terapi farmakologjike. Për presidenten e APMARR-it, thelbësore është edhe marrëdhënia mjek-pacient.
Në takim janë diskutuar gjithashtu terapitë për spondilitin ankilozant dhe për të gjitha spondiloartritet. "Ndryshe nga sëmundjet e tjera reumatologjike që prekin më së shumti gratë, spondiliti ankilozant prek më shpesh meshkujt e moshës 25-40 vjeç", thotë Giuliana Guggino, profesoreshë e reumatologjisë dhe shefe e Njësisë së Reumatologjisë në Spitalin Universitar Giaccone në Palermo. "Ai manifestohet me lumbalgji inflamatore, një dhimbje që tenton të përkeqësohet gjatë pushimit dhe të përmirësohet me lëvizjen. Megjithatë, dhimbja shoqërohet edhe me ngurtësim, që është një shprehje e dëmtimit të nyjave me kalimin e kohës. Për këtë arsye, diagnoza e hershme është e rëndësishme: sa më shpejt të ndërhyjmë dhe sa më shpejt të modifikojmë historinë natyrore të sëmundjes, për të shmangur dëmtimet e pakthyeshme artikulare, edhe falë barnave të reja që kemi në dispozicion. Një ndër barnat e gjeneratës së fundit është upadacitinibi, studimet e të cilit kanë treguar efikasitet dhe siguri te pacientët me spondilit ankilozues, duke zbutur aktivitetin e sëmundjes dhe për këtë arsye, edhe dhimbjen".

 

Rossella Gemma


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC