Farmaci

kor52019

Hyn në fuqi Lista e Barnave të Rimbursueshme 2019. Zgjidhet mosmarrëveshja me distributorët

Më 1 korrik ka hyrë në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme. Lista e këtij viti u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 26 qershor dhe u botua në fletoren zyrtare të hënën, më 1 korrik, për të hyrë menjëherë në fuqi që të zbatohet në të gjitha farmacitë e vendit.

Në listën e këtij viti janë shtuar 14 principe aktive dhe formë doza të reja të barnave. Ato lidhen kryesisht me sëmundjet autoimune dhe sëmundjet tumorale, të cilat kanë barna të shtrenjta. Bëhet fjalë për mbulimin me barna me rimbursim për hepatitin C, sëmundjet malinje të gjakut, limfomat, artritin reumatoid, sëmundje kardiovaskulare e të tjera.

Buxheti i planifikuar për këtë vit për Fondin e Sigurimeve për Rimbursimin e Barnave është 10.5 miliardë lekë dhe sipas burimeve të Farmacist33, ky është buxheti limit dhe nuk duhet tejkaluar.

 

Listën e barnave të rimbursueshme të vitit 2019, mund ta lexoni këtu.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC