Farmaci

pri192018

Substancat psikoaktive ilegale në Dark Web. Shkaktojnë intoksikime akute dhe vdekjeprurëse

Intoksikime akute, nganjëherë vdekjeprurëse, të shkaktuara prej substancave psikoaktive (NSP), nga të cilat njihen të paktën 450 dhe që shiten në një mënyrë që nuk ngjall dyshime, si aromatikë me tymosje apo si lule të thara aromatike, nëpërmjet internetit apo uebit të thellë (Deep Web). Duke qenë se nuk janë vendosur akoma në tabelën e substancave të ndaluara, është e vështirë që këto të identifikohen sepse mjaftojnë modifikime të vogla kimike që substanca të rezultojë e padukshme në testet tradicionale.

Kjo është panorama alarmante që paraqesin ekspertët pjesëmarrës në Kongresin Kombëtar të 18-të të Shoqatës Italiane të Toksikologjisë (SITOX) në lidhje me "tregun e ri të paqëndrueshëm të lëvizjeve gjithnjë e më të ndërlikuara", me një përdorim në rritje dhe që ka kapërcyer mazhin tradicional të shpërndarësit, tashni që marrja e substancave është bërë "më pak e rrezikshme (në disa raste, edhe më pak e kushtueshme), pra, më e lehtë".

Por, efektet janë shkatërruese: ato që i quanim dikur "droga të lehta", si marijuana, sot merren në rrugë sintetike, bioteknologjike, nëpërmjet hibridizimit ose si shtesa të substancave të tjera dhe janë kështu jashtëzakonisht të fuqishme për trurin, por edhe për organe të tjera jetësore. Ndryshe nga marijuana tradicionale, që përmban përbërësin aktiv THC, përgjithësisht 3%, ajo çka ofron e reja, arrin të përmbajë deri në 12-15%. Me këto përqendrime, marrësi mund të ketë episode psikotike dhe potencialisht dëmtime të pakthyeshme, në veçanti, tek adoleshentët.

Por interneti dhe Deep Web-i (rrjeti i nëndheshëm, në të cilin mund të futesh vetëm nëse ke arritur të bësh anonime adresën tënde IP), shesin NPS dhe një publik i gjerë i propagandon ato si "legale". Shumë shpesh, kjo është e vërtetë, sepse nëse molekula është e re, ajo nuk është ende e pranishme në tabelat e substancave të ndaluara. Përsa iu përket aspekteve farmakodinamike, kanabinoidët sintetikë veprojnë në të njëjtët receptorë me ata natyralë, por kanë një strukturë të ndryshme kimike dhe një afinitet receptorial shumë më të lartë të THC-së dhe shpesh tregtohen në formën e përzierjeve bimore dhe substancave vegjetale, të përkufizuara si "herbal mixture" ose "herbal blend", aromatikë me tymosje ose aromatikë për ambiente.

Konsumatorët, shpesh, besojnë se po marrin produkte natyrale, të ngjashme me kanabisin, ndërkohë që realisht, këto molekula të sintezave janë shpesh të fuqishme dhe helmuese. Më tej, janë substancat e reja kimikisht të dallueshme si piperazinet, katinonet, fenetilaminat, benzofuranet, derivatet e ketaminës, substancat me origjinë vegjetale dhe agjentët performues, potencialisht vdekjeprurës. Që të gjitha këto, mund të prodhojnë simptoma psikotike. Mes NSP-ve të tjera, katinonet sintetike kanë efekte klinike nga më të njohurat, siç janë ankthi, axhitimi dhe sjellja agresive/e dhunshme, mungesa e aftësisë për t'u përqendruar, pakësimi i kujtesës afatshkurtër, shtimi i frekuencës kardiake dhe respiratore, hipertensioni arterial, djersitja, midriaza, kontraktimi i muskulaturës së fytyrës, cefalea, irritimi i mukozës së hundës (efekt dytësor i inhalimit), të përzierat, të vjellat, dhimbjet abdominale (pas marrjes). Në rastet e rënda ka patur pasoja të tilla si ishemi miokardi, edemë polmonare, iktus ishemik, hemorragji cerebrale dhe simptoma të lidhura me ngushtim të rëndë të enëve të gjakut periferike.

Diagnostikimi dhe dallimi i intoksikimit me NSP nuk është i lehtë, pasi laboratorët e urgjencës nuk disponojnë sisteme analitike të përshtatshme; substancat ndryshojnë me shpejtësi të jashtëzakonshme në treg, kështu që ndryshojnë edhe testet e nevojshme për të bërë diagnostikimin; gjithashtu, metabolizmi i njerëzve është i ndryshëm dhe substanca e marrë ashtu siç është, shpesh nuk është e dallueshme në urinë; disa janë aktive në doza shumë të vogla që nuk dallohen lehtë analitikisht.

Në fund, substanca të shumta bimore përmbajnë alkaloide me veti psikoaktive. Këto përfshijnë kërpudhat (Amanita muscaria dhe kërpudha që përmbajnë psilocibina) dhe bimë, mes të cilave Argyreia nervosa, Artemisia absinthium, Ayahuasca, Datura stramonio, Ephedra sinica, Mitragina speciosa, Salvia divinorum dhe lloje të ndryshme Trichoreus. Bëhet fjalë për bimë që gjenden në natyrë dhe që mund të blihen lehtësisht në rrjet. Edhe efektet e këtyre alkaloideve mund të jenë shumë të rrezikshme si në fazën e mëpasme, menjëherë pas konsumit, ashtu edhe në terma afatgjatë, për praninë e vazhdueshme të efekteve të mbetura dhe gjithashtu, të kronicizimit të panoramës psikike.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC