Farmaci

qer72017

Trajtimi i emergjencës së anafilaksisë, adrenalina mbetet zgjedhja e parë

Në një dokument konsensual të publikuar së fundi në Pediatrics, ekspertë nga Shoqata Amerikane e Pediatërve (Aap) konfirmojnë se adrenalina është zgjedhja e parë në trajtimin e emergjencës në anafilaksi, duke përditësuar udhëzuesit e 2007-s mbi mënyrën më efikase të përdorimit të barit.
"Të gjitha produktet e tjera, antistaminikët dhe bronkodilatatorët, nuk e zëvendësojnë adrenalinën por përdoren si trajtime shtesë", pohon Scott Sicherer, profesor në Fakultetin e Mjekësisë, Icahn Mount Sinai në New York City dhe autor i artikullit së bashku me kolegët e departamentit të Alergologjisë dhe Imunologjisë në AAP. Ekspertët rekomandojnë ndër të tjera, se nëse anafilaksia verifikohet në një kontekst spitalor apo gjithsesi shëndetësor, adrenalina duhet të administrohet në këto doza: 0.01 mg/kg me një maksimum prej 0.3 mg te fëmijët në moshë pre-pubertale dhe deri në 0.5 mg te adoleshentët. Zona më efikase e administrimit për shpejtësinë e absorbimit është ajo laterale eksterne në muskulin e kofshës, që preferohet në vend të injeksionit endovenoz.
Ndërsa nëse anafilaksia verifikohet jashtë strukturave shëndetësore, duhet përdorur autoinjektuesi i adrenalinës (EA), meqë është disi i thjeshta për t'u përdorur dhe më i saktë në marrjen e dozës së duhur, krahasuar me shiringat të cilat mbushen apo janë të mbushura paraprakisht", saktëson Sicherer, duke kujtuar se autoinjektuesit e adrenalinës janë veçanërisht të dobishëm në pacientët që janë në risk për anafilaksi ushqimore ose anafilaksi idiopatike, por edhe për ata që jetojnë në zona të largëta, me akses të vështirë në shërbimet mjekësore të emergjencës. "Aktualisht ka vetëm dy doza autoinjektuesish të adrenalinës: 0.15 dhe 0.3 mg", shpjegojnë ekspertët e Aap, duke saktësuar se dozimi më i ulët i rezervohet fëmijëve të vegjël, dhe se ai më i lartë  mund të administrohet për ata që peshojnë të paktën 25 kg. Në fund, dokumenti nënvizon rëndësinë e kontrollit të datave të skadencës të autoinjektuesve të adrenalinës dhe konservimin e duhur të tyre.

 

Pediatrics. 2017. doi: 10.1542/peds.2016-4006
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28193791


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC