Farmaci

sht282016

Kanabisi i Shtetit në tetor në farmacitë italiane. Kostot për farmacinë

Do të kushtojë 6 euro për gram plus 2 euro për koston e dërgimit kanabisi terapeutik i prodhuar në Fabrikën Ushtarake Farmaceutike në Firence për farmacitë italiane, të cilat aktualisht furnizohen nga Holanda dhe paguajnë rreth 20/25 euro për gram. Duke filluar nga muaji tetor, pas nënshkrimit të marrëveshjes nga Ministria e Shëndetësisë italiane, 1.600 konfeksione me 5 mg për secilin do të dërgohen në farmacitë dhe spitalet që bëjnë kërkesën. Ligjet mbi dispensimin në farmaci të kanabisit për përdorim terapeutik ndryshojnë nga rajoni në rajon, por përfshihen të gjitha në normativën italiane të vitit 2007 që njeh përshkrimin e kanabinoideve kimike.

"Sa i takon rimbursimit të këtij produkti, Italia vazhdon të jetë një zonë gri, për shembull në Toskanë dhe Pulia është i gjithi i rimbursuar, ndërsa Abruzo dhe Liguria nuk kanë fonde të mjaftueshme për ta rimbursuar", shprehet Marco Perduca, anëtar i shoqatës Coscioni.

Për ato rajone ku nuk ka rimbursim, në të vërtetë reduktimi i çmimit të kanabisit përkthehet në një rënie të të ardhurave të farmacive. Po të marrim një shembull, "përgatitja e 50 kapsulave 100 mg shitet për 140 euro. Shuma totale përfshin 10% TVSH, honorarin prej rreth 10 eurosh plus 2 euro shtesë. Me atë që mbetet nevojitet të mbulohen shpenzimet e mundshme të eliminimit të produktit të pashitur të skaduar.

"Megjithatë ky është i vetmi bar novator që ka mbërritur në farmaci më parë se në spital dhe është e drejtë që pacienti ta përdorë me kosto më të ulët, aty ku nuk rimbursohet, - shprehet Giulio Mignani, president i Urdhrit të Farmacistëve në Rimini.- Farmacia që e dispenson këtë bar kthehet në një farmaci referimi sepse shpesh ai nuk gjendet në spital dhe as në farmacitë e tjera dhe kjo ka rëndësi për ne".

Nga ana tjetër polemikat e shoqatave të pacientëve mbi sasinë e kanabisit të prodhuar nga shteti (që sipas Perducas është e pamjaftueshme) vazhdojnë: "Është e vërtetë që jemi shprehur në favor të prodhimit kombëtar të kanabinoideve, por tani besojmë se ruajtja e një prodhimi monopol nga Shteti nuk e përmirëson interesin e popullatës sepse burokracitë publike kërkojnë kohën e tyre dhe sasitë janë minimale. Nëse arrijmë të legalizojmë edhe prodhimin privat, pra një depenalizim të kultivimit për qëllime shkencore jo mjekësore, sigurisht mund të kemi sasi më të mëdha në treg dhe çmimi do të ulej, madje edhe holandezët do të rishikonin strategjitë e tyre tregtare".    


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC