Mirëqenie

shk112019

Antibiotikët dhe ushqimet "e veçanta". Njerëzit kanë tendencë të vendosin vetë

Ka një bum të konsumimit të ushqimeve "të veçanta", sidomos atyre pa gluten, por jo për faj të intolerancave dhe përdorim të barnave antibiotike, pa recetë nga mjeku. Këto janë disa nga tendencat që dalin nga Raporti i 31-të i Italia Eurispes që prek tema shumë të ndryshme dhe i dedikon disa skeda "fenomenologjike" disa temave të tjera shumë aktuale, mes të cilave kanë qenë dhe barnat e ushqyerja.

Shqyrtimi i kampionit, shpjegon njoftimi për shtyp i ISTAT-it është realizuar mbi një kampion të shtresëzuar në bazë të shpërndarjes së popullsisë sipas gjinisë, moshës dhe zonës gjeografike, që rezulton nga të dhënat e fundit të regjistrimit të ISTAT-it. Përgjigjet e grumbulluara për përdorimin e barnave, sipas raportit, janë "alarmante përsa i përket marrjes së antibiotikëve, medikamente që duhet të jepen nga mjeku": pothuajse 4 italianë nga 10 pranojnë se marrin antibiotikë pa recetë nga mjeku "ndonjëherë" (33%) dhe "shpesh" (4,8%). Edhe në këtë rast, janë më të shumta gratë ("shpesh" 6,7% janë gra, në krahasim me 2,8% burra, "ndonjëherë" 34%, përkundër 32,1%).

Metoda "bëje vetë" vihet në zbatim edhe në konsumimin e produkteve ushqimore të veçanta, pra, atyre që janë menduar për individët që vuajnë nga çrregullime të lidhura me ushqyerjen e të diagnostikuara klinikisht: Pothuajse një e pesta e kampionit (19,3%) deklaron se blen ushqime pa gluten; megjithëse vetëm 6,4% është diagnostikuar me intolerancë, ndërsa 12,9% i konsumon pa qenë intolerante. 18,6% blen produkte pa maja: 4,6% janë intolerantë, në krahasim me 14% që pranojnë se nuk janë.

Një e katërta e të intervistuarve (26%) blen produkte pa laktozë, por vetëm 8,5% e bën për shkak të intolerancës. Pra, shumë italianë konsumojnë ushqime të veçanta duke mos qenë të diagnostikuar me intolerancë. Tendenca ndeshet më shumë ndërmjet grave sesa te burrat: 15,1% blen ushqime pa gluten në krahasim me 10,6% burra; 19,4% pa laktozë (kundër 16,6%), 15,6% pa maja (burrat 12,4%). Është eksploruar më pas përdorimi i integratorëve ushqimorë: 10,5% i përdor shpesh, 46,5% ndonjëherë dhe 43%, kurrë. Përqindja e femrave është pothuajse e dyfishuar, në krahasim me atë të meshkujve (13,4% kundër 7,6%).

45,5% e kampionit blen integratorë vetëm me indikacion nga mjeku, 28,3% me iniciativë personale dhe 26,1% i alternon të dyja situatat. Një skedë tjetër i është dedikuar homeopatisë që në Itali, sipas zbulimeve të fundit nga Eurispes (2017), është ndër fushat e mjekësisë jo konvencionale më të përhapura. Në raport del se, kur vendoset të mos i besohet mjekësisë alopatike, njerëzit orientohen kryesisht drejt homeopatisë (në 76,1% të rasteve), ndjekur nga fitoterapia (58,7%), osteopatia (44,8%), akupunktura (29,6%) dhe në fund, kiropraktika (20,4%). Veçanërisht, një pediatër nga tre përdor vetëm homeopatinë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC