Mirëqenie

maj102017

Dhimbje shpine, nga mjekët amerikanë rekomandime mbi barnat dhe terapitë alternative

tags: Lombalgji

Udhëzuesit e rinj për trajtimin e lombalgjisë, të publikuar së fundi në Annals of Internal Medicine dhe të firmosur nga ekspertët e Kolegjit Amerikan të Mjekëve (ACP) këshillojnë fillimin e kurës për dhimbjen e shpinës lombare akute apo subakute me terapi jo farmakologjike, mes të cilave masazhe, agopuntura, ose manipulime spinale. Dhe nëse një bar është i domosdoshëm, pacientët duhet t'i drejtohen së pari barnave anti-inflamatore jo steroidene (AIJS) ose miorelaksuesve. "Pacientët duhet të informohen për faktin se lombalgjia në përgjithësi përmirësohet pavarësisht trajtimit", pohon Nitin Damle, president i ACP. "Për këtë arsye nevojitet të shmanget përshkrimi i testeve të panevojshme si dhe barnave të shtrenjta dhe me gjasë të dëmshme", shton eksperti, duke nënvizuar se studime të ndryshme kanë vënë në dukje mungesën e efikasitetit të paracetamolit në dhimbjen lombare krahasuar me placebon. E njëjta gjë ka ndodhur (ndonëse studimet ishin të cilësisë së ulët) edhe me steroidet sistemike, të treguara të paafta për të përmirësuar simptomat e lombalgjisë akute apo subakute. Edhe në formën kronike ACP iu rekomandon mjekëve dhe pacientëve që të preferojnë fillimisht terapinë jo farmakologjike me ushtrime fizike dhe rehabilitim, por duke iu drejtuar edhe agopunturës, terapisë konjitivo-komportamentale apo manipulimit spinal. Edhe te pacientët me dhimbje shpine kronike që kanë pasur një përgjigje të papërshtatshme ndaj terapisë jo farmakologjike, ekspertët e ACP rekomandojnë trajtimin me AIJS si terapi të linjës së parë. Nëse edhe këto nuk funksionojnë është e këshillueshme t'i drejtoheni tramadolit ose duloksetinës si barna të linjës së dytë. "Përdormi i opiateve këshillohet vetëm te pacientët që nuk i janë përgjigjur asnjërës prej trajtimeve të përmendura më sipër dhe vetëm nëse përfitimet e mundshme i tejkalojnë risqet duke përfshirë ato të varësisë apo mbidozimit aksidental", përfundon Damle.

 

Ann Intern Med. 2017. doi: 10.7326/M16-2367
https://dx.doi.org/10.7326/M16-2367


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC