Mirëqenie

sht212016

Efekti i kanabisit në sëmundjen inflamatore intestinale

Nga rezultatet e një studimi pilot, prospetik, për terapinë me kanabis, të marrë në rrugë inhalatore për 3 muaj nga pacientë me sëmundje inflamatore intestinale (Ibd - Inflammatory bowel disease), rezulton se trajtimi përmirëson cilësinë e jetës dhe ul indeksin e aktivitetit të patologjisë, si dhe çon në një rritje të peshës dhe të indeksit të masës trupore (Bmi -Body mass index). Në veçanti ishin 13 pacientët me Ibd afatgjatë të trajtuar për 3 muaj me kanabis. 

Në fund të terapisë u vlerësuan si pesha ashtu edhe cilësia e jetës dhe indeksi i aktivitetit të sëmundjes. Në fund të eksperimentimit u përmirësua perceptimi i përgjithshëm i shëndetit, aktiviteti social, aftësitë në punë, dhimbja dhe depresioni. Ka pasur një rritje mesatare të peshës prej 4.3 kg dhe një rritje mesatare të Bmi prej 1.4. Indeksi Harvey-Bradshaw është reduktuar mesatarisht nga 11.36 në 5.72.

"Efekti pozitiv i kanabinoideve në trajtimin gastrointestinal është i njohur prej shekujsh: dihet që ka një efekt inhibues në inflamacion dhe se stimulon oreksin", nënvizon Adi Lahat, një nga autorët e studimit. Këto karakteristika i bëjnë kandidatë potencialë për kurimin e Ibd: të dhënat në literaturë janë të pakta, por për këtë administrim paliativ kanabisi është ligjërisht i regjistruar dhe i autorizuar në Izrael. Nga këtu ideja e tre kërkuesve italianë, për të bërë një trial të parë mbi pacientë "me sëmundje afatgjatë dhe refraktare në pjesën më të madhe të terapive konvencionale. Një grup i vështirë ku nuk ka pasur efekte anësore".


 

Digestion 2012;85(1):1-8


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC