Mirëqenie

pri112016

Rritet risku për diabet tip 2 nga tymi i duhanit i depozituar në ambient

I ashtuquajturi "tymi i dorës së tretë" (third hand smoke - THS), apo substancat toksike që  zotërojnë sipërfaqet në ambientet e mbyllura, mund të kenë një rol në shtimin e riskut për diabet tip 2. E pohon një studim aktualisht i zbatuar te minjtë, i publikuar nga "Plos One" dhe i drejtuar nga kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë dhe Riversaid në San Francisko. "THS gjendet në veshjet dhe flokët e duhanpirësve dhe në sipërfaqet e shtëpive e makinave të tyre", thonë kërkuesit e koordinuar nga Manuela Martins-Green, profesore e Biologjisë qelizore  dhe Neuroshkencave në Riversaid. "Ekspozimi ndodh për shkak të frymëmarrjes, gëlltitjes dhe përthithjes nga lëkura. Fëmijët që jetojnë në shtëpi duhanpirësish janë ata që rrezikohen më shumë, sepse zvarriten në dysheme dhe prekin flokët dhe veshjet e prindërve si dhe objektet nëpër shtëpi".
Duke ekspozuar minjtë ndaj THS, shkencëtarët kanë treguar se THS shton stresin oksidues qelizor duke rritur aktivitetin e superoksidit dismutase (Sod) dhe nivelet e peroksidit të hidrogjenit (H2O2), si dhe redukton aktivitetin e enzimave antioksidante të katalizës dhe glutathione peroxidase (GPX) që e ndajnë H2O2 në H2O dhe O2.
"Kjo, - pohojnë kërkuesit, - përkthehet në peroksidim të lipideve dhe nitrozilim të proteinave në dëm të ADN-së. Në vijim të këtyre ndryshimeve molekulare krijohet hiperglicemi dhe insulinemi.
Në fakt kemi gjetur nivele të ulëta të receptorit  të insulinës Pi3K, Akt, të gjitha molekula të rëndësishme në sinjalizimin e insulinës dhe në përthithjen e glukozës nga qelizat".
Për të përcaktuar nëse këto efekte në rezistencën e insulinës nga THS janë shkak i shtimit të stresit oksidativ, janë trajtuar minj të ekspozuar ndaj THS me antioksidantë N-acetil cisteinë (NAC) dhe e alfa-tocoferolo (alfa-toc) dhe është evidentuar se stresi oksidativ, dëmi molekular  dhe rezistenca ndaj insulinës ndryshoheshin në mënyrë domethënëse.
"Nëse konfirmohen te qeniet njerëzore këto studime mund të kenë një impakt të fortë mbi mënyrën se si njerëzit e shohin ekspozimin ndaj toksinave të tymit të duhanit që gjendet në ambient, në veçanti për fëmijët, të moshuarit (më të brishtë ndaj sëmundjeve) dhe punëtorëve në mjedise ku konsumohet duhani". Këtu përfshihen edhe jo-duhanpirësit që jetojnë në shtëpi ku është pirë duhan në të kaluarën.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC