Fitoterapi

dhj52017

Kanabisi terapeutik online, kërkimi amerikan: Ka variacione në përmbajtjen e shumë produkteve

Mes produkteve që përmbajnë kanabidiolin (CBD) dhe shiten online ka një variacion të gjerë në përqendrimet e këtij principi, dhe shumë nga këto produkte kanë etiketa të pasakta, sipas literaturës së një kërkimi të publikuar në "Journal of the American Medical Association". Ka një kërkesë në rritje për përdorimin e kanabidiolit (përbërës i bimës së kanabisit) për shkak të vetive mjekësore që besohet se disponon për të kuruar sëmundje të ndryshme. Ekstraktet viskoze me orgjinë bimore, shpesh në vaj, alkool (ngjyrues) ose lëng nga avullimi, përfaqësojnë pjesën më të madhe të tregut me pakicë të kanabidiolit.
Mospërputhjet mes ligjeve federale dhe shtetërore mbi kanabisin në SHBA kanë sjellë një rregullore dhe kontrolle të papërshtatshme, dhe rrjedhimisht edhe një etiketim të pasaktë për disa produkte", pohon   Marcel Bonn-Miller nga Shkolla e Mjekësisë "Perelman" e Universitetit të Pensilvanisë në Filadelfia. Kërkuesit shqyrtuan saktësinë e etiketave të produkteve që përmbajnë kanabidiolin të shitura online, dhe identifikuan 84 produkte të disponueshme për blerjen me pakicë, të cilat përmbanin substancën siç tregohej në konfeksion, duke i porositur dhe ruajtur sipas udhëzimeve të ambalazhit ose në një vend të freskët e të thatë.
Brenda dy javësh pas marrjes, të gjitha etiketat u zëvendësuan me identifikues dhe iu dërguan një qendre analizash për përcaktimin e përmbajtjes së kanabidiolit. Kërkuesit zbuluan se përqendrimi i vëzhguar i principit aktiv varionte nga 0,1 në 655,27 mg/ml; përqendrimi mesatar në etiketë ishte me 15 mg/ml. Në total 42,85% e produkteve ishte i nën-etiketuar, 26,19% ishte i mbi-etiketuar dhe 30,95% ishte etiketuar me saktësi. Saktësia e etiketimit ndryshonte sipas llojit të produktit, ku lëngjet e avullimit rezultonin shpesh të etiketuar në mënyrë të gabuar, ndërsa vajrat ishin etiketuar saktë. Përqendrimi i kanabinoideve të paetiketuar ishte përgjithësisht i ulët, por nuk u gjet acid  Ä-9- tetrahidrokanabidiolik (deri në 6,43 mg/ml) në 18 nga kampionët. "Këto rezultate venë në dukje nevojën për standarde prodhimi, testimi dhe vëzhgimi të barnave të prodhuara duke filluar nga kanabis", përfundojnë autorët.

 

JAMA. 2017. doi:10.1001/jama.2017.11909
https://jamanetwork.com/journals/jama/article-abstract/2661569


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC