Fitoterapi

maj262016

 "Vajikaran", udhëzuesi antik për shtimin e dëshirës dhe fuqisë seksuale

Fjala afrodiziak e ka prejardhjen nga "afrodite" (Afërdita - perëndesha greke e dashurisë) dhe i referohet substancave organike dhe inorganike që janë në gjendje që të përmirësojnë aftësitë dhe dëshirën seksuale

 

Kur në Evropë flitej ende për kantaridin (insekt i përdorur si afrodiziak), indianët dhe kinezët kishin shkruar traktate të mirëfillta mjekësore mbi seksualitetin. Në "Caraka Samhita", një nga librat antikë më autoritarë të Mjekësisë Ayurvedica, në një kapitull të titulluar "Vajikaran", flitet vetëm për bimët afrodiziake. Vaji në sanskritisht do të thotë kalë, ndërsa "Vajikaran" përkthehet "sa fuqia e një kali".

Një paragraf në të pohon se "shëndeti ka tre shtylla kryesore: një dietë të ekuilibruar, gjumë të mirë dhe një jetë bashkëshortore e seksuale të shëndetshme". Një mendim përparimtar nëse merret në konsideratë koha kur është shkruar libri (shek II para Krishtit). Aty përfshihen më shumë se 100 formula fitoterapike të shkruara për të përmirësuar spermatogjenezën, dëshirën dhe performancën seksuale. 

Nga sa dimë sot mbi "fiziologjinë e seksit" kemi mundësi të shpjegojmë disa efekte biologjike të bimëve të pranishme në "Vajikaran". Dimë p.sh. se libidoja ndikohet nga faktorë neuro-kimikë dhe vaskularë. Serotonina dhe dopamina janë neurotransmetues të përfshirë në kontrollin e dëshirës seksuale, ku e para ka një rol frenues dhe e dyta stimulues. Por gjithashtu ekzistojnë lidhje në nivel neuronal mes dopaminës dhe oksidit nitrik, ku ky i fundit është protagonist i vërtetë në aktin seksual pasi favorizon prodhimin e cGMP që nxit fluksin sanguin në gjenitale.

Në "Vajikaran" flitet për Tribulus terrestris, rrënja e së cilës është në gjendje që të shtojë nivelet e androgjeneve te mashkulli dhe siç dihet, ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes niveleve të testosteronit dhe lëshimit të oksidit nitrik. Disa bimë lidhen me aspekte të tjera të seksualitetit si p.sh. Whitania që stimulon spermatogjenezën te meshkujt dhe lubrifikimin vaginal te femrat. Efekte të ngjashme janë gjetur edhe te farat e Mucuna pruriens, të cilat stimulojnë dëshirën. Një tjetër afrodiziak i përdorur në Lindje është Ginsengu korean, i cili nxit zgjatjen e ereksionit të meshkujt.

Bimët afrodiziake janë përdorur për shekuj nga të gjitha popullsitë e botës, ndërsa sot është duke u përhapur përdorimi i një bari sintezë të tyre, sildenafil. Ky duke inhibuar enzimën që çaktivizon cGMP, favorizon ereksionin. Epimedium sagittatum, edhe kjo e përfshirë në "Vajikaran" mund të krenohet për një pjesë flavonoidike që ka në gjendje që të mbrojë farën dhe gonadet nga oksidimi. Përmban ikarinën, një molekulë që vepron ekzaktësisht me të njëjtin mekanizëm veprimi si sindenafili në mënyrë dozë-varësi. Por ka ende dyshime për ta futur në radhët e integratorëve sepse sipas literaturës në dispozicion nuk janë përcaktuar ende mirë efektet toksike te njeriu.


 

Angelo Siviero
Farmacist galenik ekspert në fitoterapi dhe mjekësi alternative

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC