Farmaci

mar162017

AIFA autorizon dentistët të përdorin toksinën botulinike të kategorisë H vetëm për qëllime terapeutike, jo në fushën estetike 

tags: DENTIST

Itali - Massirone (Shoqata e Mjekësisë Estetike Agorà) dhe Priori (Shoqata e Mjekësisë dhe Kirurgjisë Estetike SIES) kanë nxjerrë një komunikatë për shtyp për të sqaruar çështje që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit të pacientëve

Gjatë këtyre ditëve janë botuar në shtypin italian artikuj ku disa shoqata që operojnë në fushën e dentistrisë kanë shpërndarë pjesë nga vendimi i Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA) që autorizon dentistët të përdorin dy produkte mjekësore të kategrisë H  'Dysport' dhe 'Botox'.
Por çështja ka marrë përmasa serioze pasi informacionet e shpërndara në shtyp i referohen një përdorimi të përgjithshëm nga dentisti për qëllime terapeutike, pa nxjerrë në pah faktin se vendimi citon në mënyrë shumë specifike se produktet mjekësore të sipërpërmendura nuk mund të përshkruhen dhe administrohen për të gjitha përdorimet e tjera klinike. Pra vendimi i AIFA-s lejon të përdoren produktet mjekësore të kategorisë H nga dentisti ekskluzivisht për indikimet terapeutike në spazmat hemifaciale dhe distonitë fokale të asociuara.

Komunikata e nënshkruar nga presidenti i Agorà, Alberto Massirone dhe presidenti i SIES, Maurizio Priori kërkon që të gjitha subjektet që kanë rimarrë e publikuar pjesë të vendimit të bëjnë korrigjimet përkatëse në mënyrë që të mos krijohet konfuzion te përdoruesit përfundimtarë në lidhje me toksinën botulinike. Ndërsa shoqatave shkencore iu parashtrohet detyrimi për të sqaruar dentistët mbi vendimin e AIFA-s, i cili i është bërë me dije Ministrisë së Shëndetësisë italiane dhe institucioneve të tjera përkatëse në mënyrë që të ndiqet zbatimi korrekt i tij.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC