Ushqyerje

sht102021

Në qytetin romak, burrat dhe gratë ndiqnin dieta të ndryshme

Duke matur sasinë e izotopeve të karbonit dhe nitrogjenit të pranishëm në aminoacidet kockore të 17 skeleteve njerëzish të rritur, të gjetur në Herkulaneum pas shpërthimit të Vezuvit në vitin 79 pas erës së re, studiuesit nga ekipi BioArCh në Universitetin e Jorkut në Britaninë e Madhe kanë qenë në gjendje të rindërtonin dietat e ndjekur nga banorët e qytetit në shumë më tepër detaje nga sa mendohej.

"Mbetjet e atyre që u vranë në Herculaneum në vitin 79 pas e.r. ofrojnë një mundësi unike për të shqyrtuar stilin e jetës së një komuniteti të lashtë. Në veçanti, ne gjetëm dallime domethënëse midis meshkujve dhe femrave në proporcionet e ushqimeve detare dhe tokësore të konsumuara, që nënkupton se qasja në ushqim ishte e diferencuar sipas gjinisë", thotë Oliver Craig-u, drejtor i Departamentit të Arkeologjisë në BioArCH dhe koordinator i studimit, botuar në "Science Advances" dhe kryer, ndër të tjera, në bashkëpunim me Muzeun e Qytetërimeve të Romës dhe me Parqet Arkeologjike të Pompeit dhe Herkulaneumit. "Përmbledhtazi, të dhënat tona tregojnë se meshkujt e Herkulaneumit dhe në përgjithësi të Italisë romake, kishin qasje më të madhe në faunën detare me rreth 50% më shumë proteina dietike që vinin nga ushqimet e detit sesa femrat", shpjegojnë studiuesit, duke shtuar se dieta mashkullore përmbante edhe një përqindje pak më të lartë të proteinave të marra nga drithërat sesa ajo e femrave, dieta e të cilave përfshinte nivele më të larta të proteinave nga produktet shtazore dhe frutat dhe perimet e rritura në vend.

"Burrat kishin më shumë gjasa të angazhoheshin drejtpërdrejt në peshkim dhe aktivitete detare, në përgjithësi mbanin pozicione të privilegjuara në shoqëri dhe u çliruan nga skllavëria në moshë të re, duke fituar qasje më të madhe në produkte të shtrenjta, të tilla si peshku i freskët. Duke krahasuar të tashmen dhe të kaluarën ne shohim se fauna e peshkut ka dhënë një kontribut më të madh në dietat e Herkulaneumit, sesa dieta moderne mesdhetare", përfundon Craig-u.

 

Science Advances 2021. Doi: 10.1126/sciadv.abg5791
http://doi.org/10.1126/sciadv.abg5791


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC