Ushqyerje

tet82020

Dieta e jetëgjatësisë: Si të parandalojmë sëmundjet e pleqërisë. Dhjetë rregulla që duhen ndjekur

Pandemia Covid-19 ka goditur rëndë grupet më të prekshme të popullsisë nga pikëpamja shëndetësore. Sipas të dhënave nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë, në Itali, në fillim të shtatorit 2020, në 35,563 vdekje të pacientëve pozitivë për virusin, mosha mesatare ishte 80 vjeç. Kjo tablo dramatike të shtyn drejt vlerësimeve që kanë të bëjnë me sëmundjet e pleqërisë dhe rolin që luan plakja qelizore dhe rënia e sistemit imunitar në ndjeshmërinë më të madhe ndaj sulmeve të agjentëve të jashtëm patogjenë.
"Garantimi i shëndetit të njerëzve duhet të thotë, sot më shumë se kurrë, jo edhe aq trajtim i sëmundjeve, por luftim dhe shmangie e tyre gjatë gjithë jetës", thotë Antonluca Matarazzo, drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Valter Longo Onlus, duke u përpjekur të vërë në dukje rëndësinë e plakjes së shëndetshme dhe mbështetjen për njerëzit e brishtë dhe në vështirësi.
Bëhet fjalë për mësimin e një "strategjie biologjike të evoluar", e cila, duke filluar nga stili i jetës e dieta, kontraston fillimin e sëmundjeve që lidhen me plakjen, si: diabeti, mbipesha, sëmundjet kardiovaskulare dhe autoimune, Alzheimeri dhe shumë të tjera.

Le të shohim cilat janë rregullat e zhvilluara nga fondacioni, të cilat duhet të bëhen pjesë përbërëse e rutinës ditore:

 

1. Dietë me peshk

Favorizoni ushqimet me origjinë bimore dhe përfshijini peshqit në menu maksimumi dy ose tre herë në javë, duke shmangur ata me përmbajtje të lartë merkuri. Pas moshës 65-70-vjeçare, përdorni më shumë peshk, fruta dhe disa ushqime me origjinë shtazore, të tilla si produktet e qumështit dhe vezët, për të parandaluar rënien në peshë dhe humbjen e masës muskulore.

 

2. Proteina të mjaftueshme

Këshillohet të konsumoni të paktën 0.7/0.8 g proteina në ditë për kilogram të trupit, duke bërë kujdes që kjo sasi të rritet pas 65-70 vjetëve, siç tregohet në pikën 1.

 

3. Dritë jeshile për yndyrnat e pangopura dhe karbohidratet komplekse

Asnjëherë të mos mungojnë yndyrna të mira të pangopura, nga vaji i ullirit, te arrat e peshqit, si dhe karbohidratet komplekse, drithërat, bishtajoret dhe perimet. Për më tepër, duhet patur parasysh se frutat janë një burim sheqernash të thjeshta, prandaj duhet të konsumohen me masë.

 

4. Përdorni menu të ndryshueshme

Ndryshojini burimet ushqyese sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që dieta të sigurojë, në sasi të përshtatshme, proteina, acide yndyrore thelbësore (omega-3, omega-6), minerale, vitamina dhe madje sheqerna, të cilat në masën e duhur, janë të nevojshme për qelizat.

 

5. Ushqime të traditës

Ideale janë ushqime të tilla si bishtajoret (fasule, thjerrëza, qiqra) ose drithëra (elb, grurë, mel dhe thekër), të cilat mund t'i përdorni edhe për përgatitjen e supave.

 

6. Hani dy vakte në ditë plus një zëmër të lehtë

Kjo, për njerëzit që kanë nevojë të bien në peshë. Njerëzit me peshë normale dhe me perimetër jo të madh të belit, mund të hanë tre vakte dhe një zëmër të lehtë.

 

7. Reduktoni harkun kohor të vakteve

Përpiquni të kufizoni harkun kohor në të cilën konsumohen vaktet në 12 orë në ditë. Për shembull, nëse e mbaroni darkën në orën 8.00 pasdite, mëngjesi duhet të konsumohet nga ora 8.00 e tutje.

 

8. Dietat e zgjatura dhe periodike që imitojnë agjërimin

Dieta që imiton agjërimin është rezultat i studimeve klinike të profesor Longos mbi marrëdhënien që ekziston midis kufizimit të kalorive përmes marrjes së një kombinimi specifik të makroelementëve duke "imituar" agjërimin dhe ngadalësimin e plakjes qelizore. Bazohet në një menu perimesh, që nuk perceptohet nga trupi si "ushqim", i cili i ndihmon qelizat të pushojnë, duke lejuar rigjenerimin dhe përtëritjen e tyre nga brenda. Dieta duhet të ndiqet nën mbikëqyrjen e nutricionistit dhe mjekut.

 

9. Dieta e jetëgjatësisë

Kjo nuk është vetëm një dietë, por një mënyrë jetese.

 

10. Ruani peshën dhe perimetrin e duhur të belit

Idealisht, më pak se 90 cm për burrat dhe më pak se 75 cm, për gratë.


Francesca De Vecchi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC