Ushqyerje

pri212020

Ushqyerja e synuar në shtëpi, për të rimarrë veten pas Covid19

Ushqyerja e pacientëve konvaleshentë është një hap themelor për rikuperimin e funksionalitetit fizik. Te pacientët e dalë nga spitali pas Covid-19 është e rëndësishme të përcaktohet një strategji ushqimore e synuar.
Çekuilibri ushqimor është gjithmonë një gjendje që e vë trupin në rrezik për sëmundje, duke shkaktuar një mungesë akute ose kronike të nutrientëve thelbësorë. Në rastin e pacientëve pozitivë me sindromë akute respiratore nga coronavirus 2 (Sars-CoV-2), faza e rikuperimit kërkon monitorim të vazhdueshëm të ushqyerjes për të shmangur rreziqet e mungesës dhe për të siguruar shërimin e duhur.

 

Udhëzime për pacientët me pak simptoma ose që kanë dalë nga spitali

Shoqata Teknike Shkencore e Ushqyerjes, Ushqimit dhe Dietikës (ASAND) në Itali, ka publikuar udhëzimet për asistencën nutricionale të pacientit Sars-CoV-2 pozitiv pak simptomatik ose pas shkuarjes në shtëpi ose në ambiente jo spitalore - Prill 2020, për të gjithë ata pacientë që kanë dalë nga spitali (dhe në rastet më të rëndësishme, akoma infektive) që mund të paraqesin lloje të ndryshme të problemeve. Dokumenti jep indikacione për vlerësimin dhe monitorimin e gjendjes ushqimore të pacientit, si në shtëpi, ashtu edhe në spital. Në përgjithësi, "ndërhyrja ushqimore ka për qëllim parandalimin dhe/ose korrigjimin e gjendjes së kequshqyerjes/dehidratimit, ofrimin e ushqimeve tërheqëse, duke garantuar sigurinë e tyre, shmangien e aspirimit të ushqimit në traktin respirator dhe zbutja e disa problematikave që lidhen me mungesën e shijes apo nuhatjes, tipike të sëmundjes Covid19".

 

Pacientët në shtëpi

Për pacientët në shtëpi, detyra e dietologut do të jetë të propozojë strategji që synojnë rritjen e dendësisë energjetike të vakteve në shtëpi. Për të sëmurët, zgjedhja kryesore do të varet nga vaktet me densitet të lartë ushqyes për të përmbushur më lehtë nevojat për energji. Në çdo rast, duhet vlerësuar aftësia e pacientit për të ushqyer veten - përfshirë çdo disfagji - dhe në çdo rast, të mund të ndërhyhet me suplemente orale, duke marrë parasysh edhe përshkrimet dietike para sëmundjes.

 

Planifikimi i vaktit

Sa i përket planifikimit të vaktit, dokumenti sugjeron një skemë të racioneve të referencës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë marrjes së proteinave dhe hidratimit:

- 2-3 racione ushqimesh të pasura me proteina çdo ditë: mish i alternuar (100g), peshk (150g), vezë (50g), arra (30g), fasule, bishtajore, sojë, tofu (150g). Është mirë të konsumohet peshk, duke zgjedhur nga llojet: skumbri, salmon, harengë, troftë, sardele. Vezët mund të konsumohen të fërguara ose omëletë. Produktet e konservuara, si peshku, mishi ose fasulet janë të thjeshta për t'u përgatitur dhe kanë kohë më të gjatë ruajtjeje, ndonëse preferohen produkte të freskëta.

- 2-3 racione të produkteve të qumështit çdo ditë, si qumësht dhe kos (125g), ose djathë (50-100g), ose alternativa bimore të paketuara me sojë, bajame ose qumësht kokosi.

- 1 racion karbohidratesh në çdo vakt p.sh. bukë (50g), drithëra, patate (200g), makarona ose oriz (50-80g), pica, patate pure. 5 porcione ndërmjet frutave (150g) dhe perimeve (200g) çdo ditë: të freskëta dhe të ngrira, pure, të thata, të shtrydhura ose të centrifuguara.

- 6-8 gota/filxhanë lëngje çdo ditë, duke alternuar ujin me çajrat bimore, por është e dobishme të konsumohen pije të pasura me proteina: pije me qumësht (çokollatë të nxehtë, kafe me qumësht, smuthi dhe frape) që mund të lehtësojnë plotësimin e nevojave për energji, proteina, vitamina dhe minerale. Është mirë të mos pihet para ngrënies, për të shmangur ngopjen e tepërt para-prandiale. Më në fund, për të rritur sasinë e energjisë dhe proteinave, rekomandohen vakte të vogla proteinike-kalorike për të inkurajuar pacientët t'i konsumojnë gjatë gjithë ditës: puding, qumësht dhe çokollatë, djathë dhe biskota, kos i trashë dhe kremoz, fruta të thata, arra dhe drithëra.

 

Francesca De Vecchi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC