Ushqyerje

nën202019

Mjedrat favorizojnë kontrollin e glicemisë në rastet me prediabet dhe rezistencë nga insulina

Futja e mjedrave të kuqe në dietë, do të kishte efekt pozitiv në kontrollin e glicemisë, veçanërisht te njerëzit me prediabet dhe rezistencë nga insulina. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e institutit të Teknologjisë në Ilinois, në një studim të publikuar në "Obesity", i cili ka shqyrtuar efektet që kishte konsumimi i mjedrave te një grup njerëzish në rrezik për diabet, në mbipeshë apo obezë, duke i krahasuar me njerëz metabolikisht të shëndetshëm.

"Ne ia nënshtruam 32 të rritur nga 20 deri në 60 vjeç analizave të gjakut në harkun e 24 orëve pasi hëngrën mëngjesin, në tre ditë të veçanta. Të treja vaktet e mëngjesit ishin të ngjashme sa u përket kalorive dhe makronutrientëve, por ndryshonin në sasinë e mjedrave: një vakt nuk përmbante mjedra, një përmbante një filxhan dhe një përmbante dy filxhanë", shpjegon Britt Burton-Freeman, autori kryesor i studimit. Analiza e të dhënave tregoi se duke rritur sasinë e mjedrave të konsumuara, individët në rrezik për diabet kishin nevojë për më pak insulinë për të menaxhuar gliceminë.
Për më tepër, kur në vakt janë shtuar dy filxhanë me mjedra, përqendrimet e glukozës ishin më të ulëta se në vaktet pa mjedra. Rezultatet sugjerojnë se përfshirja e thjeshtë e frutave të caktuara, të tilla si mjedrat në vakte, mund të ketë përfitime për uljen e glukozës me indikacione në përmirësimin e përgjigjeve të insulinës. Këto efekte, sipas autorëve, janë veçanërisht të rëndësishme për njerëzit në mbipeshë ose obezë me prediabet.

"Njerëzve që rrezikohen nga diabeti shpesh u thuhet të mos hanë fruta për shkak të sheqerit që ato përmbajnë, por disa fruta - siç janë mjedrat - jo vetëm që ofrojnë mikronutrientë thelbësorë, por edhe përbërës të tillë si antocianinat, të cilat u japin atyre ngjyrën e kuqe, elagitaninat dhe fibrat që kanë veti antidiabetike", thotë Burton-Freeman.
"Për njerëzit që janë në rrezik nga diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe rreziqet e tjera të shëndetit, njohja e ushqimeve që kanë përfitime mbrojtëse dhe përfshirja e tyre në dietë, mund të jetë një strategji e rëndësishme për të ngadalësuar ose kthyer mbrapsht përparimin drejt sëmundjes", përfundon ai.


Obesity 2019. Doi: 10.1002/oby.22406
https://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1002/oby.22406


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC