Ushqyerje

tet82019

Kumbullat e thata reduktojnë rrezikun për sëmundje kronike

tags: LDL, ushqyerje


Një vakt i lehtë me bazë kumbullën, mund të ketë më shumë avantazhe sesa ushqime të tjera alternative, që kanë përmbajtje të ngjashme kalorike dhe ushqyese, sipas një studimi të publikuar në "Nutrition Research" dhe të kryer nga studiuesit në Universitetin e San Diegos. Në veçanti, kumbullat përmbajnë fibra dhe kalium, si dhe ulin kolesterolin LDL.
 
"Rezultatet e arritura te të rriturit e shëndetshëm dhe në mbipeshë, kanë interes parandalues: nivelet e larta të kolesterolit LDL, të lidhura me konsumin e reduktuar të fibrave, të cilave mund t'u shtohet dhe mbipesha, janë faktorë të njohur të rrezikut për sëmundjet kronike, sidomos ato kardiovaskulare", shkruajnë autorët, të cilët kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore një grup njerëzish të të dyja gjinive, të grupmoshës 20-65 vjeç, për të marrë dy herë në ditë për 8 javë, një racion kumbulla të thata apo një mufin me përmbajtje të ulët yndyrnash, por të pasur me karbohidrate të rafinuara.

Gjatë studimit u regjistruan si konsumi ditor i energjisë dhe nutrientëve, ashtu edhe profili lipidik. U matën gjithashtu pesha dhe përbërja trupore, perimetri i belit, presioni i gjakut, glicemia, insulina, peptidi C, kapaciteti antioksidues total, adipokinat dhe shënuesit inflamatorë. Rezultatet tregojnë se në grupin e kumbullave të thata, konsumimi i fibrave dhe kaliumit ishte rritur ndjeshëm në krahasim me kontrollet, si dhe nivelet e kolesterolit LDL-C pas 4 javësh ishin ulur me 25%, duke shkuar deri në 30%, në më pak se 8 javë. Kumbullat e Kalifornisë janë rasti i vetëm i frutave të thata që kanë marrë indikacionin e Komisionit Evropian: 100 g në ditë kontribuojnë në funksionimin normal intestinal. Ato përmbajnë gjithashtu nivele të konsiderueshme kaliumi, i cili kontribuon në mirëmbajtjen e niveleve normale të presionit të gjakut, mangan dhe bakër, të nevojshëm për mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidues, vitaminë K, e cila ndihmon në mirëmbajtjen e eshtrave dhe vitaminë B6, e cila kontribuon në funksionimin e sistemit nervor.

"Në përgjithësi, këto të dhëna sugjerojnë që kumbullat e thata të ngrëna si zemër, janë më të mira se alternativa të ngjashme përsa i përket përbërjes në makronutrientë, pasi ato ulin rrezikun e sëmundjeve metabolike te të rriturit në mbipeshë", përfundon Zachary Clayton, nënshkruesi i parë i studimit.


Nutr Res. 2019. doi: 10.1016/j.nutres.2019.03.002
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30952505


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC