Ushqyerje

kor172019

Kolesteroli. Vihet në diskutim roli i sojës. Ja, ç'thonë studimet e fundit

Një studim i kryer në Universitetin e Torontos dhe i botuar në "Journal of the American Heart Association", ka zbuluar një efekt të proteinave të sojës mbi uljen e kolesterolit, efekt që është demonstruar në të dhënat e grumbulluara nga dhjetëra studime klinike të kryera gjatë dy dekadave të fundit.

"Reduktimi është vërejtur si për kolesterolin total, ashtu edhe për komponentin LDL, që mund të dëmtojë zemrën", thotë David Jenkins, profesor i mjekësisë dhe shkencave të të ushqyerit në Universitetin e Torontos. Ai dhe bashkëpunëtorët, kanë rishikuar studimet në bazë të të cilave, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave po shqyrton mundësinë për t'u hequr  ushqimeve me bazë sojën, etiketën: "është e mirë për shëndetin e zemrës". Në bazë të revokimit, do të qëndronte pikërisht efekti i vogël që ka ky ushqim, në uljen e kolesterolit.

"Por efekti reduktues është konstant në të 46 studimet e cituara nga FDA-ja në vitin 2017, kur propozoi të revokojë kërkesën shëndetësore për sojën, duke u bazuar te studimet që zbuluan rezultate kontradiktore. Nga 46 studimet e identifikuara nga FDA-ja, 43 ofruan të dhëna për meta analizat. Nga këta, 41 jepnin të dhëna për kolesterolin LDL dhe të 43-ta për kolesterolin total", shkruajnë autorët, të cilët kryen një meta analizë kumulative, duke përditësuar rezultatet e meta analizës së parë, me rezultatet e një studimi të ri.
Metoda bën të mundur të kuptojmë se në çfarë drejtimi shkojnë rezultatet dhe, ç'është më e rëndësishmja, lejon individualizimin e një përgjigjeje të rëndësishme statistikore, sapo kjo të jetë e dukshme. "Është e rëndësishme të theksohet se reduktimi i kolesterolit nga soja më vete është më pak se 5%, por efekti është shumë më i theksuar duke e kombinuar atë me ushqimet e tjera bimore", shpjegojnë studiuesit, duke kritikuar nismën e FDA-së në lidhje me sojën dhe duke shpjeguar se kompani të tilla si Beyond Meat dhe Impossible Foods kanë patur këtë vit një shitje të jashtëzakonshme të produkteve bimore që zëvendësojnë mishin dhe se Burger Kingu planifikon ta ofrojë hamburgerin e tij me bazë soje, në të gjithë SHBA-në, deri në fund të vitit 2019.

"Të dhënat tona tregojnë se prodhuesit e ushqimeve me bazë bimore, industria dhe shitësit kanë nevojë për gjithë ndihmën e mundshme, që t'i bëjnë produktet e tyre të arritshme për publikun", përfundon Jenkins-i.

 
J Am Heart Assoc. 2019. doi: 10.1161/JAHA.119.012458
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31242779


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC