Ushqyerje

qer102019

Rreziku kardiovaskular është më i lartë tek ata që kapërcejnë mëngjesin

Sipas një studimi të publikuar në "JAAC", kapërcimi rëndom i mëngjesit shton rrezikun e vdekjes për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.
"Studimi ynë mbështet dobitë e ngrënies së mëngjesit në shëndetin kardiovaskular", shkruan autori kryesor Shuang Rong (Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë, Wuhan, Kinë).
Në studim janë përfshirë 6.550 vetë, me moshë 40-70 vjeç, që kishin marrë pjesë në sondazhin III Shëndeti Kombëtar dhe Ekzaminimi Nutricional, 1988-1994 dhe që ishin intervistuar për zakonet që kishin të bënin me ngrënien e mëngjesit.

Hulumtuesit raportuan se më shumë se gjysma e pjesëmarrësve (59%) e konsumonin vaktin e mëngjesit çdo ditë, ndërsa 5.1% nuk hanin kurrë mëngjes, 10.9% rrallë dhe 25%, vetëm ndonjëherë. Gjatë 19 viteve të ndjekjes, 9.5% e pjesëmarrësve vdiqën për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Analizat u përshtatën për faktorë të ndryshëm ngatërrues, të tillë si mosha, gjinia, raca/etnia, gjendja socio-ekonomike, dieta, stili i jetesës, indeksi i masës trupore dhe rreziqet kardiovaskulare. Kështu, u vlerësua një raport rrezikut për vdekshmërinë kardiovaskulare prej 1.87% në grupin e njerëzve që nuk hanin asnjëherë mëngjes, në krahasim me ata që e konsumonin vazhdimisht. Gjithashtu, lidhja mes kapërcimit të mëngjesit dhe vdekshmërisë për shkaqe kardiovaskulare, ka qenë më e fortë në rastet e vdekjes nga iktusi.

"Nuk është e qartë nëse lidhja e gjetur është shkakësore", shpjegojnë në një editorial, Borja Ibáñez dhe Juan Fernández-Alvira (Qendra Kombëtare e Shqyrtimeve Kardiovaskulare, në Spanjë), por kapërcimi i mëngjesit identifikon një popullatë në rrezik për sëmundje kardiovaskulare.


JAAC 2019. Doi: 10.1016/j.jacc.2019.01.065
http://www.onlinejacc.org/content/73/16/2025

JAAC 2019. Doi: 10.1016/j.jacc.2019.02.033
http://www.onlinejacc.org/content/73/16/2033


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC