Ushqyerje

kor232018

Molusqet: Si t'i njohësh dhe t'i konsumosh pa rrezikuar

Janë shumë ushqyese dhe kanë pak kalori, por duhet t'i njohim dhe të dimë si t'i blejmë, për t'u ruajtur nga rreziku i infeksioneve toksike. Për këtë, ju ndihmon shkrimi i mëposhtëm...

 

Midhjet janë molusqet dy guaskore më të konsumuara. Bëhet fjalë për ushqime të cilat përfliten shpesh për rreziqet e mundshme të lidhura me aspektet higjienike të produktit. E megjithatë, duhet rikujtuar se ato kanë një vlerë të madhe ushqimore: proteina të shumta dhe një sasi e kufizuar lipidesh, mes të cilave spikat përmbajtja e acideve yndyrore poli të pangopura omega-3 vetitë pozitive të të cilave njihen tashmë mbi sistemin kardiovaskular dhe anti inflamator. Më tej, vitaminat, mes të cilave vitamina B12 dhe minerale të tilla si kalciumi, potasi, seleni, magneziumi, hekuri (midhjet përmbajnë deri në 6 miligramë për 100 gramë produkt, ndërkohë që mishi i viçit ofron vetëm rreth 1.8 miligramë). Së fundi, duhet theksuar përmbajtja e jodit, element që duhet përfshirë në dietë për të luftuar mungesën endemike dhe për të favorizuar funksionin e mirë të tiroides. Sigurisht, nevojitet kujdes paraprak në mënyrën e konsumimit, për të kufizuar rrezikun e infeksioneve toksike. Molusqet dy guaskore janë kafshë filtruese dhe lehtësisht mund të mbajnë dhe të akumulojnë përbërësit e ujit në të cilin rriten dhe nga ku marrin ushqimin.

Mes rreziqeve kryesore janë disa mikroorganizma patogjene me transmetim orofekal, virusi i hepatitit A dhe norovirusi. Këto janë viruse enterike, që mund të gjenden në ujërat ku rriten këto kafshë. Kultivuesit e tyre janë të detyruar me ligj që të bëjnë kontrollin kimik dhe biologjik si të ujërave të rritjes, ashtu edhe të molusqeve, para shitjes së tyre: kështu mund të monitorohet edhe prania e metaleve të rënda ose e biotoksinave të algave, metaboliteve të algave të veçanta njëqelizore, toksike për njeriun pas gëlltitjes, që mund të japin simptoma të tilla si diarreja, dhimbjet abdominale dhe të vjellat, pas një inkubacioni nga 30 minuta deri në 7 orë. Kontrolli i zonave të mbledhjes dhe verifikimi direkt i toksicitetit ose prania e algave toksike në ujin e siteve të prodhimit, bën të mundur mbajtjen nën kontroll të këtij rreziku.

Të gjithë dy guaskorët gjithsesi, kalojnë nëpërmjet një impianti ku bëjnë disa operacione pastrimi dhe ambalazhimi. Procedura parashikon që të vendoset mbi ambalazhimin një kartelë që tregon datën e ambalazhimit, numrin e tij, numrin e njohjes së impiantit nga vijnë, specien e dy guaskorëve dhe datën e skadencës. Në momentin e blerjes, ama, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për karakteristikat që janë një tregues i sigurisë, siç shpjegon Instituti Zooprofilaktik Esperimental i Venecias në një publikim të dedikuar ("Molluschi bivalvi... frutti del nostro mare", kolana "Appunti di Scienza", 2012).

 

Këshilla të nevojshme:

- Është mirë që produkti të blihet vetëm nga shitës të autorizuar, që janë të kontrolluar nga autoritetet shëndetësore.
- Nga momenti i shitjes, midhjet nuk duhen mbajtur kurrë në ujë dhe ambalazhimi duhet të jetë i mbyllur mirë dhe të ketë etiketë.
- Në çastin e blerjes, midhjet duhet të jetë të gjalla dhe dy guaskat të mbyllura mirë dhe të plota.
- Duhen ruajtur në frigorifer në 4gradë celsius dhe është e pëlqyeshme që të gatuhen gjithnjë para konsumimit. Viruset enterike janë të ndjeshme ndaj nxehtësisë, kështu që çaktivizohen nga zierja; ky operacion, riparon gjithashtu edhe rrezikun e tërësisë së patogjeneve që mund të jenë të pranishme.
- Shtimi mbi produktin krudo i limonit apo uthullës, në fakt, nuk sjell eliminimin e patogjeneve, për të cilat është e nevojshme të zgjatet zierja të paktën 5 minuta që nga koha kur hapet guaska.


Francesca De Vecchi, teknologe ushqimore


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC