Ushqyerje

dhj62016

Omega3 dhe oriz i kuq, ja se kur të këshillohen në farmaci

tags: OMEGA 3

Omega3 dhe orizi i kuq i fermentuar janë dy nutraceutikë që farmacisti mund t'iu këshillojë pacientëve që paraqiten në farmaci me vlera të triglicerideve dhe kolesterolit pak më të larta se normalet. "Të rriturit ku risku kardiovaskular nuk është shumë i lartë duhet të marrin trajtim jo farmakologjik me nutraceutikë të cilët janë ekstrakte të ushqimeve natyrale", shpjegon Roberto Volpe, president i Shoqatës italiane për studimin e arteriosklerozës, me rastin e një takimi të dedikuar parandalimit kardiovaskular. Te personat që nuk kanë pasur kurrë probleme të llojit kardiovaskular përqendrimi i triglicerideve në gjak duhet të jetë më i ulët se 150 mg/dl dhe e njëjta gjë vlen për kolesterolin komplesiv.
"Kur arrin 200mg/dl bie zilja e parë e alarmit si për trigliceridet edhe për kolesterolin komplesiv, -pohon Volpe, - Aty ku vlera të tilla janë të përfshira mes 150 dhe 240 mg/dl mund të ndërhyjë farmacisti duke këshilluar qasjen nutraceutike që ndihmon të kontrollohen vlerat e mësipërme".

Te subjektet në risk (me evente të mëparshme kardiovaskulare, diabet, hipertension, etj) ose te pacientët ku përqendrimi në gjak i kolesterolit/ triglicerideve i kalon 240 mg/dl, këshillohet që farmacisti të adresojë pacientin te mjeku bazë.
"Udhëzuesit europianë të shoqatës së kardiologjisë dhe arteriosklerozës njohin si efikas orizin e kuq të fermentuar për trajtimin e niveleve të larta të kolesterolit në gjak, - pohon Volpe. - Në këtë rast dozimi i këshilluar varion nga 3 në 10 mg në ditë dhe lejon të arrihet një reduktim i mirë i kolesterolit, gjithnjë më i ulët në krahasim me statinat, por efikas dhe më pak agresiv. Për reduktimin e triglicerideve  dozimi i indikuar është me 2 ose 3 gr në ditë".

Por duhet kujtuar se "integratorët ushqyes janë objekt i kontrolleve më pak rigoroze në krahasim me barnat  dhe sasia e principit aktiv është më pak e përqendruar se bari, - nënvizon Pierluigi Navarra, profesor i farmakologjisë nga Universiteti katolik "Sacro Cuore". - Janë vetëm barnat, përmbajtja e të cilëve me omega3 është më e lartë se 85% që kanë treguar cilësi terapeutike të cilat i kanë çuar entet rregullatore ta rekomandojnë me disa indikime". Reduktimi eksesiv i përqendrimeve të triglicerideve dhe kolesterolit në gjak është i rëndësishëm për parandalimin e riskut kardiovaskular. Një rol ekstremisht efektiv në këtë sens e luan stili i jetës së pacientit. "Në Itali shtrohen rreth 500 mijë persona çdo vit për patologji kardiovaskulare, - pohon Alessandro Solipaca, nga Observatori kombëtar i shëndetit, - në të njëjtën kohë është në rritje numri i personave në mbipeshë sepse po përkeqësohet ushqyerja ku konsumi i frutave e perimeve siç këshillohet nga OBSH është në rënie, i tillë është edhe aktiviteti fizik, ndërsa në rritje është konsumi i alkoolit. 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC