Ushqyerje

nën282016

Acidet yndyrore omega-3 nuk e ulin riskun kardiovaskular në post-menopauzë

tags: OMEGA 3

Konsumi i acideve yndyrore polinsature nuk e ul riskun e sëmundjeve kardiovaskulare mes grave të shëndetshme në post-menopauzë, sipas një studimi të publikuar në "American Journal of Preventive Medicine" dhe të koordinuar nga Jinnie Rhee nga Harvard School of Medicine në Boston.

"Nga studimet e mëparshme del se një konsum më i madh i peshkut mund të çojë në një reduktim të riskut për sëmundje kardiovaskulare, hipotezë e përgënjeshtruar nga studimet dhe metanalizat e fundit", shkruajnë kërkuesit. Një shembull është një analizë e Women's Health Study, e zhvilluar në Iowa, nga ku nuk del asnjë lidhje domethënëse mes acideve yndyrore omega-3 të peshkut dhe vdekshmërisë nga iktusi te gratë në post-menopauzë.
Në një tjetër metanalizë të fundit prej 8 studimesh prospetike, tregohet se nuk ka asnjë lidhje mes iktusit dhe përdorimit të acideve yndyrore polinsature. Duke u nisur nga këto supozime, kërkuesit kanë ekzaminuar të dhënat prospetike të 39.876 grave të shëndetshme në moshë 45 vjeç të cilat morën pjesë në "Women's Health Study" mes vitit 1993-2014 duke plotësuar një anketë për frekuencën ushqimore (Sffq) me 131 pyetje.

Dhe rezultatet e arritura tregojnë se te konsumatorët e peshkut ton, skumbër, salmon, sardele, peshkut të kaltër dhe peshkut shpatë më pak se një herë në muaj, risku kardiovaskular ishte i njëjtë me atë të vëzhguar edhe te ata që konsumonin këta lloj peshqish tre herë në muaj, por edhe një herë në javë ose më shumë.

Gjithashtu, nuk doli asnjë lidhje domethënëse mes përdorimit të acidit A-linolenik apo acideve yndyrore omega-3 dhe riskut për sëmundje kardiovaskulare. "Kemi ekzaminuar incidencat e infarktit miokardiak, iktusit ishemik, iktusit total dhe vdekshmërisë kardiovaskulare dhe edhe kështu nuk kemi gjetur asnjë lidhje domethënëse mes reduktimit të riskut kardiovaskular dhe përdorimit të acideve polinsature", - pohon Rhee. - Mund të ketë një heterogjenitet efektesh mbi riskun kardiovaskular nga llojet e ndryshme të acideve yndyrore omega 3 dhe efektet e tyre kardiombrojtëse mund të ndikohen edhe nga kushte të tjera klinike përveç se nga sëmundje shoqëruese". 

 


Am J Prev Med. 2016. doi: 10.1016/j.amepre.2016.07.020
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27646568


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC