Ushqyerje

kor182016

Ushqyerja me gji, si ndikon në ekspozimin ndaj antibiotikëve dhe obezitet

tags: JAMA

Te fëmijët ushqyerja me gji lidhet me një përdorim më të vogël të antibiotikëve pas shkëputjes nga gjiri i nënës dhe me një indeks të reduktuar të masës trupore gjatë fëmijërisë. "Mekanizmat me të cilat ushqyerja me gji redukton frekuencën e infeksioneve dhe riskun për mbipeshë te fëmijët, mbeten pak të qarta, por mund të varen nga zhvillimi i florës bakteriale intestinale e cila është e lidhur me llojin e dietës së ndjekur nga fëmija dhe me përdorimin e mundshëm të antibiotikëve", pohon Katri Korpela nga Universiteti i Helsinkit (Finlandë) që bashkë me kolegët e saj ka studiuar 226 fëmijë finlandezë mes viteve 2009-2010 të përfshirë në një eksperiment mbi probiotikët.

"Thuajse 97% e kampionit u ushqye me gji në një kohë mesatare prej 8 muajsh", shkruajnë autorët dhe nënvizojnë se në 113 fëmijë që nuk morën antibiotikë para shkëputjes, ushqyerja me gji ishte e lidhur si me një reduktim të përshkrimit të antibiotikëve pas shkëputjes nga gjiri, ashtu edhe me një zvogëlim të indeksit të masës trupore më vonë gjatë jetës. Nga ana tjetër, mes 113 fëmijëve të cilët morën antibiotikë gjatë ushqyerjes me gji efekti pas shkëputjes nga gjiri, lidhur me përdorimin e antibiotikëve ishte shumë pak domethënës dhe efektet në indeksin e masës trupore ishin zhdukur.
"Nuk mund të përjashtohet mundësia se disa nga efektet e vëzhguara mund të jenë për shkak të faktorëve të tjerë", shkruajnë autorët, duke ngritur hipotezën se përfitimet metabolike të ushqyerjes me gji varen në pjesën më të madhe të rasteve nga mikrobiota intestinale e shqetësuar nga antibiotikët.    

Në një editorial, Giulia Paolella nga Universiteti i Studimeve në Milano shkruan: "Korpela dhe kolegët pasurojnë njohuritë që kemi për lidhjen mes parandalimit të obezitetit, ekspozimit ndaj antibiotikëve, modifikimeve të mikrobiotës dhe ushqyerjes me gji. Megjithatë, ashtu si pjesa më e madhe e kërkimeve mbi këtë argument, studimi i tyre i mirë organizuar nuk është pa kufizime, siç edhe vetë autorët e pranojnë".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC