Ushqyerje

nën122015

Efikasiteti i omega 3 në trajtimin e depresionit: nuk ka prova të mjaftueshme

tags: OMEGA 3

Në një revizionim të "Cochrane" të koordinuar nga Katherine Appleton, psikologe në "Bournemouth University in Poole" në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur efikasitetin e integratorëve me bazë acidet yndyrore omega 3 në trajtimin e depresionit madhor. Acidet yndyrore polinsature konsiderohen ekzistenciale për një shëndet të mirë dhe gjenden natyrisht në peshq si toni apo skumbri, në frutat e detit dhe në disa lloj farash dhe arrash. Ekzistojnë megjithatë integratorë të shumtë me bazë omega 3, që gjatë viteve të fundit janë përhapur gjithnjë e më shumë mes popullatës krahasuar me të tjera që përmbajnë xhensen, hudhër, çaj jeshil, vitamina, minerale  dhe produkte bimore.  
Së fundi studime të ndryshme kanë sugjeruar një rol të mundshëm të suplementimit me acide yndyrore omega 3 në trajtimin e simptomave depresive si trishtimi, ankthi, irritimi, lodhja, mungesa e energjisë dhe humbja e interesit për aktivitete të përditshme në mungesë të shkaqeve fizike.
"Por provat për t'u kaluar janë të shumta deri sa të arrihet në përfundime konkrete", shton psikologia e cila kujton se të dhënat e vitit 2011 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë i cilësuan çrregullimet depresive në masën 3% mes problemeve shëndetësore globale, ndërsa projektimet për vitin 2030 vlerësojnë një rritje deri në 6-7%. Studimet e zhvilluara deri tani, heterogjene sa i takon rezultateve, sugjerojnë një efikasitet të omega 3 në depresionin e lehtë, por edhe përfitime të mundshme te simptomat e rënda.
Për të thelluar argumentin, autorët e "Cochrane" kanë analizuar të dhënat e 26 studimeve për një total prej 1.458 pjesëmarrësish, me objektivin për të vlerësuar efektet mbi depresionin e acideve yndyrore polinsature në krahasim me placebon, por edhe në trajtimin me antidepresivë apo me asnjë terapi.
Dhe duke komentuar rezultatet Appleton shpjegon: "Kemi vëzhguar në fakt një efekt modest pozitiv të acideve yndyrore polinsature në krahasim me placebon, por e konsiderojmë të pamundur një domethënie të rëndësishme klinike te pacientët me depresion. Gjithashtu, studimet e deritanishme janë të një cilësie shumë të ulët". Dhe përfundon: "Aktualisht nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për të mbështetur efikasitetin e omega 3 në trajtimin e depresionit madhor dhe është me rëndësi që mjekët e pacientët të bëjnë zgjedhje terapeutike të shoqëruar me një informacion sa më të gjerë".


Cochrane Database Syst Rev. 2015;11:CD004692
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26537796


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC