Ushqyerje

dhj182014

Frutat dhe perimet mbajnë larg iktusin cerebral

tags: STRESI, IKTUS
Sipas një artikulli të botuar në revistën ''Stroke'' ushqyerja e rregullt me fruta dhe perime redukton në mënyrë domethënëse rrezikun për iktus.
Mjekë dhe studiues nga spitali ''Qingdao'' Kinë, kanë drejtuar një meta-analizë me 20 studime që lidhin zakonet e të ushqyerit me iktusin cerebral, duke arritur në përfundimin se konsumimi i frutave dhe perimeve është në përpjesëtim të zhdrejtë me isheminë cerebro-vaskulare. Në bazë të shifrave probabiliteti për iktus zvogëlohet me 32%, për 200g fruta të ngrëna në ditë, dhe me 11% për 200g perime në ditë. "Përmirësimi i dietës dhe stilit të jetës është rrënjësor për të ulur riskun e episodeve cerebro dhe kardiovaskulare në popullatën e gjerë." shprehet Yan Qu, bashkautor i artikullit dhe docent pranë Univeritetit ''Quindao''.  "Në veçanti, një dietë e pasur me fruta dhe perime është e rekomanduar për shkak se ajo i plotëson nevojat e mikro dhe makro ushqyerjes, pa i shtuar kalori të tjera kompleksit të nevojave energjetike", shton kërkuesi. Mikro-ushqyesit janë baza për të mbajtur nivele korrekte të vitaminave dhe mineraleve, ndërsa makro-ushqyesit si proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat janë burimi kryesor energjetik në trupin e njeriut. Kërkuesit kanë shfletuar edhe bazën e të dhënave bio-mjekësore të EMBASE dhe PUBMED, pikërisht studimet  e panelit (observacional) të publikuara gjatë 19 viteve të fundit, për një total prej 760.629 personash dhe 16.981 episodesh të iktusit cerebral. " Konsumi i rregullt i frutave dhe perimeve mund të zvogëloje riskun për iktus nëpërmjet uljes së presionit të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin në vazat e vogla, duke ulur masën e trupit (BMI) nivelet e kolesterolit si dhe stresin oksidativ", shprehet QU duke theksuar se  iktusi është një nga arsyet kryesore të vdekjeve në Kinë, me më shumë se 1.5 milionë të vdekur në vite. "Rezultatet e këtij studimi përforcojnë indikacionet  e qëndrueshme mbi të mirat që konsumi i rutave dhe perimeve i sjell organizmit", përfundon Yan Qu.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC