Ushqyerje

sht82014

Pirja e çajit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve me origjinë kardiovaskulare apo shkaqe të tjera

Çaji bën vërtet mirë: redukton me 24 % vdekshmërinë. E afirmon një studim francez paraqitur në kongresin European Society of Cardiology në Barcelonë, i kryer në një grup prej 131.401 personash midis moshës 18 dhe 95 vjeç. Gjatë një mesatare prej 3,5 vitesh ndjekje ka patur 95 raste vdekje nga sëmundje kardiovaskulare dhe 632 për shkaqe të tjera. Këto të dhëna i kanë bërë shkencëtarët të kuptojnë se pirja e çajit redukton vdekshmërinë jo vetëm nga sëmundje kardiovaskulare por edhe nga ato jo kardiovaskulare. Pjesëmarrësit u ndanë, bazuar në përdorimin e çajit dhe kafesë, në tri grupe: jo pirës, pirës të një deri 4 gota në ditë dhe pirës të më tepër se 4 gotave në ditë. Preferuesit e kafesë kishin profil më të lartë të rrezikut kardiovaskular sesa jo pirësit, për shkak të duhanit. Duhanpirësit në fakt përbënin 17% në mesin e jo pirësve krahasuar me 31% në mesin e atyre që pinin 1-4 gota në ditë dhe 57% në mesin e atyre që pinin më tepër se 4 gota. Gjithashtu në mesin e pirësve të kafesë, 45% kishin një nivel të mirë të aktivitetit fizik krahasuar me 41% të pirësve të fiksuar të kafesë. Pirësit e çajit kishin profil të kundërt me pirësit e kafesë dhe një profil kardiovaskular më të ulur krahasuar me jo konsumatorët: 34% i mos përdoruesve të çajit tymoste krahasuar me 24% që pinte 1-4 gota çaji në ditë dhe 19 nga këta konsumonin më tepër se 4 gota. Aktiviteti sportiv rritej me numrin e gotave çaj: nga 43% në mesin e pirësve të çajit të moderuar në 46% të pirësve të fiksuar. Pasoja akoma më të dukshme në presionin e gjakut: kush pi çaj ka rezultuar të jetë më pak në rrezik se ata që pinë kafe, mes të cilëve është vënë re një rritje e vdekshmërisë nga problemet kardiovaskulare, por edhe më tepër nga ato jo kardiovaskulare. Rritja e fundit hidhej poshtë nëse subjektet nuk ishin duhanpirës. "Pirja e çajit ul rrezikun e vdekshmërisë për arsye jo kardiovaskulare" shpjeguan studiuesit "në fakt kur kemi zgjeruar analizën tonë kemi gjetur se çaji ka vazhduar të reduktojë vdekshmërinë për arsye të përgjithshme gjatë një periudhe prej 6 vjetësh". Kjo për shkak se sipas studiuesve çaji përmban antioksidantë që mund të kenë benefite në shëndetin e njeriut dhe sepse pirësit e çajit kanë tendencë që të kenë jetesë më të shëndetshme.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC