Lajm Formues
Sinkopa: Simptomat, shkaqet dhe trajtimi
Sinkopa është një humbje për një kohë të shkurtër e vetëdijes dhe e kontrollit të muskujve, e shkaktuar nga një tkurrje e papritur e fluksit vaskular cerebral. Rikthimi në normalitet ndodh në mënyrë spontane dhe për një kohë shumë të shkurtër.
Simptomat
Episodet sinkopale karakterizohen nga shfaqja e papritur e:
Humbjes së ndjenjave;
turbullimit ndijor;
konfuzionit mendor;
rënie e presionit të gjakut;
humbje e vetëdijes tranzitore për shkaqe që nuk janë neurologjike apo metabolike;
përpëlitje;
konvulsione (rrallë);
humbja e kontrollit dhe rënia që mund të shkaktojnë fraktura të niveleve të ndryshme.
Shkaqet dhe diagnoza
Sinkopa varet nga një reduktim i papritur dhe kalimtar i fluksit vaskular cerebral i shkaktuar nga një prodhim i reduktuar kardiak. Në pjesën më të madhe të rasteve është e pranishme një patologji kardiake e sistemit të përçueshmërisë atrio-ventrikulare, aq sa shkakton një ndryshim të ritmit kardiak, kryesisht një ngadalësim të tij (bradiaritmi).
Bradiaritmia që shkakton sinkopën mund të varet edhe nga marrja e barnave digitalie, beta-bllokuesve, kalcio-antagoniste, intoksikim nga kinidina dhe luhatje të elektroliteve. Taki-aritmitë janë shpesh të lidhura me isheminë kardiake.
Fenomeni mund të shkaktojë ankth dhe depresion, pra është e rëndësishme të përcaktohen shkaqet për të reduktuar episodet (në 1/3 e rasteve janë përsëritëse) dhe risku për vdekje është i menjëhershëm dhe i parakohshëm në rastin e sinkopës aritmike.
Mes eventeve shpërthyese ngrihet hipoteza në këtë rast për stenozën e aortës ose një ishemi cerebrale, ku vazodilatatori periferik nuk është kompensuar nga rritja e prodhimit kardiak. Ose në sinkopën reflekse vazovaginale, humbja e vetëdijes mund të jetë në varësi të stresit, stacionim në pozicion vertikal, hipotension ortostatik, dhimbje intense dhe hiper-ndjeshmëri në sinusin karotid.
Procesi diagnostikues është adresuar për të dalluar sinkopat kardiovaskulare nga ato me origjinë të panjohur. Në bazë të moshës, shkaqeve, ekzaminimit klinik, kryerjes së disa ekzaminimeve diagnostike mes të cilave elektrokardiogramë, presioni holter dhe ai kardiak është thuajse gjithnjë e mundur të identifikohet natyra e sinkopës.
Trajtimi
Rimarrja e sinkopës është spontane dhe mund të lehtësohet me ngritjen e gjymtyrëve të poshtëm gjë që ristabilizon perfuzionin cerebral. Trajtimi i sinkopës së reflektuar bazohet në një qasje edukative mbi atë se si shmanget stimuli shkaktues, mbi sigurimin dhe ushtrimin muskulor dhe me shumë mundësi një rishikim të regjimit farmakologjik. Në sinkopën kardiake duhet të trajtohet gjithmonë sëmundja e bazës dhe në rast aritmie është e mundur të merret në konsideratë implanti i pacemaker-ave apo defibrilatorëve automatikë.
Pyetje esenciale
Humbja e ndjenjave është e lidhur me sinkopën?
Pacienti është kardiopat?
Sinkopa është e përsëritur?