Shëndetësi

gus42022

Sëmundja hepatike. Një shpresë e re trajtimi nga statinat

Sipas një hulumtimi të paraqitur në Kongresin Ndërkombëtar të Mëlçisë nga Shoqata Evropiane për Studimin e Mëlçisë, nëpërmjet terapisë me statina mund të arrihen reduktime të konsiderueshme të yndyrës dhe fibrozës së mëlçisë.

Statinat mendohet se kanë efekte të dobishme te njerëzit me steatozë hepatike, por ka pak informacion se si ato mund të ushtrojnë efekte të tilla.

Të dhënat e reja nga studimi i Roterdamit sugjerojnë se statinat mund të zvogëlojnë formimin e pikave të lipideve dhe kështu, ato ndikojnë në shprehjen e gjeneve të rëndësishme inflamatore.

Për të shqyrtuar përfitimet e mundshme të statinave te njerëzit me steatozë hepatike jo alkolike (NAFLD) dhe për të ekzaminuar efektet e statinave, Ibrahim Ayada dhe kolegët e tij fillimisht morën të dhënat e mbledhura që nga fillimi i viteve 1990 nga një grup i madh. U ekzaminuan mbi 4,500 pjesëmarrës dhe më shumë se 1000 prej tyre kishin NAFLD.

Përdorimi i statinave u zbulua se lidhet me një reduktim afërsisht 30% të sëmundjes yndyrore të mëlçisë, me një raport probabiliteti 0.72 për NAFLD.

Duke parë një nëngrup pacientësh me NAFLD të provuar me biopsi, përdorimi i statinave u shoqërua me një reduktim 45% të steatohepatitit jo alkoolik (NASH) dhe një reduktim 24% të fibrozës.

Në pjesën e dytë të punës së tyre, studiuesit analizuan efektet e mundshme mekanike të statinave.

Për ta bërë këtë, ata përdorën një model të ri organoid hepatik të zhvilluar për të studiuar sëmundjen yndyrore të mëlçisë dhe testimin e terapive të mundshme. Në këtë model, organoidet e mëlçisë njerëzore ekspozohen ndaj laktatit të natriumit, piruvatit të natriumit dhe acidit oktanoik, të cilët nxisin formimin e pikave të lipideve. Ekspozimi i organoideve ndaj simvastatinës dhe lovastatinës reduktoi formimin e pikave të lipideve.

"Me sa di unë, nuk ka asnjë provë të fortë nga studime të mëdha me përzgjedhje rastësore që sugjeron se statinat zvogëlojnë shanset e NAFLD-së ose përmirësojnë shënjuesit e saj zëvendësues si nivelet ALT ose GGT (gama-glutamyltransferaza)", tha dr. Naveed Sattar nga Universiteti i Glasgout. "Studimi është ndërseksional dhe nuk mund t'i përgjigjet pyetjes së shkakësisë".

NAFL dhe NASH së bashku përbëjnë një barrë shëndetësore të rëndësishme në rritje, me rreth 64 milionë njerëz të prekur në SHBA dhe 52 milionë njerëz në Evropë, duke u rritur me rritjen e obezitetit.

"Unë nuk do t'i vendosja shpresat e mia te statinat për të përmirësuar shëndetin e mëlçisë, por mjekët duhet të dinë se statinat janë të sigurta te njerëzit me NAFD ose NASH dhe nuk duhet t'u mohohen atyre, veçanërisht pacientëve me rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare", përfundon Sattari.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC