Shëndetësi

gus12022

Humbja e dëgjimit dhe zhurma në vesh janë të zakonshme te të mbijetuarit nga kanceri

Një studim i publikuar në BMJ Supportive & Palliative Care raporton se të mbijetuarit e rritur të formave më të zakonshme të kancerit shpesh përballen me probleme të rëndësishme dëgjimi. "Ndërsa humbja e dëgjimit e lidhur me administrimin e barnave me bazë platini është raportuar te të rriturit me kancer të testikujve, kokës dhe qafës, studimi ynë është i pari që tregon se humbja e dëgjimit dhe zhurmat në vesh janë probleme shumë të përhapura te të mbijetuarit e katër llojeve më të zakonshme të kancerit, atij të gjirit, gastrointestinal, pulmonar dhe kanceret gjinekologjike", tha autori kryesor i studimit Steven Cheung, nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko.

"Një tjetër gjetje e rëndësishme është se këto ritme të larta të humbjes së dëgjimit dhe zhurmat në vesh nuk ndodhin si pasojë e administrimit të barnave me bazë platini, por edhe taksaneve", vijon eksperti. Studiuesit studiuan 273 të mbijetuar nga kanceri, të cilët kishin përfunduar trajtimin e kancerit rreth pesë vjet më parë. Ekspertët zbuluan se mbi 50% e këtyre pacientëve kishin përjetuar humbje të konsiderueshme të dëgjimit të konfirmuar nga një audiogramë, dhe se më shumë se 35% e tyre vuanin nga zhurma në vesh. Pjesëmarrësit me humbje dëgjimi raportuan nivele të moderuara deri në të rënda të paaftësisë nga aktivitetet e tyre të zakonshme, të tilla si dëgjimi i televizionit ose radios, biseda me familjen dhe miqtë, ose biseda në restorante. Njerëzit me zhurma në vesh kanë raportuar se ky problem ndërhynte në aftësinë e tyre për t'u përqendruar ose për t'u çlodhur, disponueshmwrinw e tyre dhe kënaqësinë e jetës dhe gjumit. Autorët theksojnë se meqenëse humbja e dëgjimit dhe zhurma nw vesh nuk vlerësohen në mënyrë rutinore te pacientët që marrin kimioterapi për katër llojet më të zakonshme të kancerit dhe se shumë nga këta individë mund të vuajnë nga një shkallë e caktuar e humbjes së dëgjimit të lidhur me moshën dhe vlerësimet e humbjes së dëgjimit dhe zhurma ne vesh duhet të bëhen para, gjatë dhe pas administrimit të kimioterapisë.

Gjithashtu, duke qenë se humbja e dëgjimit shpesh nënvlerësohet, kontrolli dhe ndjekja rutinë duhet të bëhet nga specialistë të fushës. "Edhe pse lloji i humbjes së dëgjimit që ndodh me barnat me bazë platini dhe taksane është i përhershëm, dëgjimi i pacientëve mund të përmirësohet me përdorimin e aparatit të dëgjimit. Megjithatë, vetëm 17% e pjesëmarrësve në studimin tonë përdorën një pajisje të tillë, gjë që sugjeron se mjekët duhet t'i bëjnë të mbijetuarit t'i nënshtrohen një testi dëgjimi rutinë", përfundojnë autorët.

 

BMJ Supportive & Palliative Care 2022. Doi: 10.1136/spcare-2022-003684
http://doi.org/10.1136/spcare-2022-003684

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC