Shëndetësi

qer212022

Covid 19. Rriten infektimet në Shqipëri. Italia shënon rritje të të shtruarve në terapi intensive. Epidemiologët italianë: Jemi në mesin e një vale të re e cila do të ketë pikun në fund të korrikut

Situata e Covid 19 ka nisur të marrë një kthesë të lehtë në këto ditë të muajit qershor duke shënuar rritje të numrit të rasteve të infektuara me Coronavirus. Gjatë këtyre ditëve janë raportuar 139 raste të infektuara në 24 orë ndërkohë që pak kohë më parë ishin 30-40 raste. Ka një rritje të lehtë edhe të të shtruarve në spitalin covid por nuk ka raste të rënda. Epidemiologët në Institutin  e Shëndetit Publik thonë se kjo ishte e pritshme për shkak edhe të disa eventeve të rëndësishme me pjesëmarrje masive edhe të të huajve që janë zhvilluar me fillimin e sezonit turistik.

"Kjo ishte e pritshme. Ne kemi pasur shumë evente këto ditë dhe shumë të huaj kanë ardhur edhe po vijnë. Rëndësi ka që nuk kemi asnjë humbje jete dhe raste të rënda. Dhe këtu duket rëndësia e vaksinimit", shprehet Artan Simaku epidemiolog në ISHP.

Ndërkohë edhe në Italinë fqinje raportohet se ka rritje të numrit të rasteve të infektuara por gjithashtu edhe të atyre që shtrohen në spital madje edhe në terapi intensive. Ekspertët italianë thonë se është mesi i një vale të re të epidemisë Covid, piku i së cilës do të jetë në fund të muajit korrik. Në Itali, në Veneto është regjistruar një boom infektimesh, por edhe në jug ka rritje të numrit të të infektuarve.

Virologët europianë njoftojnë se varianti Omicron 5 që po qarkullon aktualisht është katër herë më i fortë se një grip i zakonshëm.

Studimet e fundit zbulojnë se për të mos u infektuar, nuk mjafton të kesh kaluar Covid apo të kesh bërë tre doza të vaksinës. Një studim i Universitetit të Pekinit i botuar në Nature konfirmon gjithashtu se njerëzit që infektohen me Omicron, edhe nëse vaksinohen, mund të jenë të prekshëm ndaj nënvarianteve të reja BA.4, BA.5 dhe BA.2.12.1.

Virologët thonë se për të shmangur infektimet duhet që të përdoren maskat në vendet e mbyllura dhe xheli higjenizues. Por të dhënat e fundit tregojnë se të dyja këto mjete mbrojtëse, pra maskat dhe xheli nuk po përdoren më.

 

Alma Demiraj

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC