Shëndetësi

maj242022

Covid-19. Terapia me estrogjen lidhet me një ulje të vdekshmërisë te gratë

Një studim i publikuar në Family Practice ka arritur në përfundimin se vdekshmëria nga COVID-19 te burrat është 1.7 herë më e lartë se ajo te gratë. Këto të dhëna sugjerojnë se gratë më të reja ose gratë me nivele më të larta të estrogjenit kanë më pak të ngjarë të kenë komplikacione nga COVID-19. Ky fakt përputhet mirë me studimet e mëparshme nga të cilat del se në gjininë femërore përgjigjet imune ndaj infeksioneve virale si ato të vërejtura në pandemitë e mëparshme nga SARS-CoV (Severe Acute Respiratory Syndrome Corona Virus) dhe MERS-CoV (Middle East Respiratory Syndrome Corona Virus), janë më të shpejta dhe më të gjera sesa te meshkujt.
"Megjithëse arsyeja për këtë dallim gjinor mbetet e panjohur për momentin, të dhënat e fundit sugjerojnë se estrogjeni mund të lehtësojë ashpërsinë e sëmundjes COVID-19", thotë Christopher Wilcox, ekspert i kujdesit parësor në Universitetin e Southampton në Britani dhe bashkautor i artikullit, i cili së bashku me kolegët studiuan lidhjen midis vdekshmërisë së grave të infektuara me virusin SARS-CoV-2 dhe terapisë së zëvendësimit të hormoneve ose përdorimit të kombinuar të kontraceptivëve oralë që përmbajnë estrogjen. Për këtë qëllim, janë analizuar në mënyrë retrospektive kartelat klinike të arkivit të kurave primare në Oxford-Royal College of General Practitioners Research and Surveillance Center, duke ekstrapoluar një grup prej 1,863,478 femrash mbi moshën 18 vjeçe, të ndjekur nga 465 mjekë të përgjithshëm britanikë.
Kishte 5451 raste me COVID-19 dhe në këtë nënpopullatë terapia hormonale zëvendësuese lidhej me një ulje prej 22% të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet. "Studimi mbështet teorinë se estrogjeni është në gjendje të ofrojë mbrojtje kundër COVID-19 në formë të rëndë, duke shpjeguar gjithashtu pse më pak gra sesa burra janë shtruar në spital, në terapi intensive ose kanë vdekur nga infeksioni me SARS-CoV-2. Shpresojmë që këto rezultate t'i sigurojnë pacientët dhe mjekët se nuk ka indikacione për ndërprerjen e terapisë me zëvendësim të hormoneve për shkak të pandemisë", përfundon Wilcox-i.

Family Practice 2022. Doi: 10.1093/fampra/cmac041
http://doi.org/10.1093/fampra/cmac041


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC