Shëndetësi

maj202022

Lija e majmunit. Prof. Arjan Harxhi: Nuk ka vend për panik. Rastet janë sporadike.

Duhet rritur vëmendja, ka vdekshmëri më të lartë se Covid-19

 

Lija e majmunit është një tjetër sëmundje infektive që po përhapet në Europë që nga fillimi i muajit maj. Si fillim, nisi në Amerikë, Britani e Madhe, Portugali, Spanjë dhe së fundmi edhe në Itali. Është sëmundje e kafshëve, por përhapet edhe te njerëzit nëpërmjet kontaktit, duke shfaqur temperaturë, ethe dhe flluska të mbushura në lëkurë. Nuk është sëmundje seksualisht e transmetueshme, por rastet e Anglisë kane ngritur disa pikëpyetje pasi janë kryesisht meshkuj që kryejnë marrëdhënie me meshkuj.

"Është sëmundje kryesisht e kafshëve të egra, por transmetohet edhe te njeriu nëpërmjet spërklave, kontaktit me një pacient të infektuar, kontaktit me sende të infektuara. Shfaq formën e lisë së dhenve me temperaturë, ethe dhe lezione në lëkurë", shprehet prof. Harxhi.

Europa është alarmuar pasi kjo sëmundje është e njohur kryesisht në Afrikë. Sipas profesor Harxhit, ka vdekshmëri të lartë.

"Mund të konsiderohet me vdekshmëri të lartë pasi nëse Covid-19 e kishte vdekshmërinë 4%, lija e majmunit e ka 6-7%. Por gjithsesi nuk ka vend për panik. Thjesht duhet kujdes nga personeli mjekësor që ta identifikojë sa më parë. Nuk duhen neglizhuar lezionet që shfaqen në lëkurë, sidomos për ata person që kanë udhëtuar në vendet e prekura tanimë", thekson prof. Harxhi.

Personat që kanë lindur para viteve 80 janë kanë mbrojtje thekson prof. Harxhi pasi janë të vaksinuar. Më pas, vaksinimi kundër lisë u ndërpre nga OBSH-ja pasi nuk pati më raste. Por, kjo sëmundje nuk duhet ngatërruar me linë e dhenve e cila shfaqet te fëmijët dhe kalon për 5 ditë.

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC