Shëndetësi

pri122022

Ankthi. Muzika e zgjedhur nga inteligjenca artificiale mund të mbështetë pacientin në terapi farmakologjike

Gjatë dekadave të fundit, ankthi është rritur në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht në popullatat e adoleshentëve dhe të rinjve. Në një studim të publikuar në PLOS ONE, studiuesit përzgjodhën në mënyrë rastësore 163 pacientë që merrnin medikamente anksiolitike, për të marrë pjesë në një seancë trajtimi në shtëpi, e cila përfshinte muzikën, stimulimin e dëgjimit ABS, ose të dyja, për të vlerësuar nëse këto trajtime mund të reduktonin gjendjen e tyre ankthioze.

 

Lista e muzikës vendoset në bazë të gjendjes emotive dhe preferencave muzikore

Muzika është përzgjedhur për çdo pacient duke përdorur inteligjencën artificiale LUCID e cila e zgjedh muzikën bazuar në gjendjen emocionale të pacientit dhe preferencat muzikore. Stimulimi i ritmit të të dëgjuarit përfshin kombinime tonesh, të luajtura në njërin ose të dy veshët, të dizenjuara për të shkaktuar ndryshime në aktivitetin cerebral. Në të gjitha grupet, pacientëve iu kërkua të shkarkonin një aplikacion të personalizuar në smartfonin e tyre, të mbyllnin sytë dhe të dëgjonin një seancë 24-minutëshe. Rezultatet tregojnë se te njerëzit me ankth mesatar, që dëgjonin muzikë dhe ABS, ose tek ata që dëgjonin vetëm muzikë, kishte reduktime të ndjeshme të ankthit somatik. Ndërsa, te njerëzit me ankth shumë të lartë, reduktime dukshëm më të larta të ankthit vërehen te grupi që dëgjonte vetëm muzikë. Autorët arrijnë në përfundimin se trajtimet e bazuara te tingulli mund të jenë efektive në reduktimin e ankthit dhe kanë mundësi të ofrojnë një metodë të thjeshtë dhe lehtësisht të përdorshme për trajtimin e ankthit në një segment të popullsisë.

 

Me pandeminë, u zhvilluan mjetet e shëndetit dixhital

Autorët shtojnë se: "Me pandeminë dhe punën në distancë, ka pasur një rritje të dukshme në përdorimin e mjeteve të shëndetit dixhital për të mbështetur shëndetin mendor. Rezultatet e këtij testi klinik tregojnë se përdorimi i mjeteve të tilla është shumë shpresëdhënës. Shpresohet se, me kërkime të mëtejshme, mund të ndërtohet një bazë solide provash që mbështet më tej përdorimin e muzikës së personalizuar si një mjet shtesë në kutinë e veglave të profesionistëve shëndetësorë, e cila mund të përdoret për të ndihmuar në uljen e ankthit të pacientëve".

 

Dr. Paolo Levantino
Farmacist klinik dhe gazetar shkencor

Burimet:
PLOS ONE, 2022; 17 (3): e0259312 DOI: 10.1371/journal.pone.0259312


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC