Shëndetësi

shk152022

Antikoagulantët te të rinjtë. Studimi demonstron përfitimet e terapisë më afatshkurër

Te pacientët nën 21 vjeç, të prekur nga tromboembolia venoze e induktuar, një terapi antikoagulante 6-javore nuk është shfaqur më inferiore se ajo me kohëzgjatje konvencionale 3-mujore. Kjo ka dalë nga një studim klinik me përzgjedhje rastësore, i botuar në JAMA, në të cilin joinferioriteti bazohej në një kompromis midis efikasitetit dhe sigurisë, domethënë, midis rrezikut të tromboembolisë venoze të përsëritur dhe shfaqjes së gjakderdhjes klinikisht të rëndësishme.

"Të dhënat sugjerojnë se terapia antikoagulante 6-javore duhet të merret në konsideratë për trajtim standard te fëmijët dhe adoleshentët me tromboemboli venoze të induktuar", shkruajnë autorët në një editorial. Studimi u krye në 42 qendra, në 5 vende, në periudhën 2008-2021 dhe përfshiu 417 pacientë nën moshën 21 vjeç me tromboemboli venoze akute të induktuar, d.m.th. të lidhur me shtrimin në spital, traumën ose një kateter venoz qendror. Një ndër kriteret e përjashtimit ishte kanceri i njëkohshëm. Pas 6 javësh antikoagulimi, nëse trombet nuk ishin plotësisht okluzive, pacientët, ose e ndërprenë, ose e vazhduan terapinë deri në 3 muaj pas diagnozës. Në artikull, autorët përshkruajnë me hollësi endpointet e efikasitetit dhe sigurisë që janë marrë në konsideratë, si edhe analizat e veçanta të kryera. Në popullatën sipas protokollit (297 pacientë), incidenca kumulative 1-vjeçare e tromboembolisë venoze të përsëritur simptomatik ishte 0.66% në grupin e terapisë 6-javore dhe 0.70%, në grupin 3-mujor. Incidenca e ngjarjeve klinikisht të rëndësishme të gjakderdhjes ishte përkatësisht 0.65% dhe 0.70%. Në çdo rast, terapia më e shkurtër plotësonte kriteret e joinferioritetit, në krahasim me atë më të gjatë. Sipas autorëve të editorialit përkatës, momenti "kur ndërpritet" një trajtim, është po aq i rëndësishëm sa ai "kur fillohet". Në fakt, një trajtim me kohëzgjatje më të shkurtër mund të pakësojë rrezikun e ngjarjeve të padëshiruara dhe të ketë një raport më të mirë kosto-efektivitet.

"Rezultatet sugjerojnë se terapia antikoagulante mund të ndërpritet më shpejt sesa rekomandohet aktualisht dhe se, e përdorur sipas kësaj skeme, është po aq e sigurt sa një trajtim më i gjatë", komentojnë ata. Ekspertët, të cilët analizojnë gjerësisht llojin e statistikave të përdorura në studim, megjithatë, pyesin veten nëse rezultatet mund të zbatohen për të gjithë pacientët pediatrikë. Megjithatë, ato duhet të zbatohen me maturi dhe nuk mund të ekstrapolohen tek individët e moshuar, ose tek ata me tromboemboli venoze të painduktuar.

 

JAMA 2022. Doi: 10.1001/jama.2021.23182.
https://doi.org/10.1001/jama.2021.23182


JAMA 2022. Doi: 10.1001/jama.2021.21890.
https://doi.org/10.1001/jama.2021.21890


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC