Shëndetësi

jan142022

OBSH-ja rekomandon barna të reja për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar dy barna të reja për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Medikamenti baricitinib, sipas OBSH-së, rekomandohet për t'u përdorur te pacientët e sëmurë rëndë dhe ata kritikë, në kombinim me kortikosteroidet, që janë barna të fuqishme kundër inflamacioneve dhe forcojnë përgjigjen imunitare.

OBSH-ja thotë se ky rekomandim bazohet në të dhënat që sugjerojnë se përmirëson shanset e mbijetesës dhe zvogëlon nevojën që pacientët të futen në ventilator dhe deri më tani nuk është provuar se jep efekte anësore.

Ekspertët e OBSH-së thanë se nëse këto dy barna janë në dispozicion, rekomandojnë që pacientët të zgjedhin njërin prej tyre, "në bazë të kostos, disponueshmërisë dhe rekomandimit të mjekut".
Megjithatë, nuk rekomandohet që këto dy barna të merren në të njëjtën kohë.

Rekomandimi i përdorimit të këtyre barnave është bërë në bazë të të dhënave të reja nga shtatë studime, ku janë përfshirë 4,000 pacientë me COVID-19 me infeksione të lehta, të rënda dhe kritike.

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC