Shëndetësi

dhj222021

Pilula e abortit. Përshkrimi pa kufizime, është i sigurt

Nuk është vënë re asnjë shtim i komplikacioneve shëndetësore, të lidhura me abortin, pas heqjes së kufizimeve për pilulën me bazë mifepristonin, një antihormon që bllokon efektet e progesteronit të nevojshëm për vazhdimin e shtatzënisë, i konsideruar si standardi i artë për abortet mjekësore. Këto janë përfundimet e një studimi të botuar në New England Journal of Medicine, koordinuar nga Laura Schummers, epidemiologe e riprodhimit në Universitetin e British Kolumbias në Vankuver.

"Ne shqyrtuam rezultatet e heqjes së kufizimeve në Kanada për recetat e pilulave të abortit, duke filluar nga nëntori 2017", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se rregullat që hynë në fuqi me miratimin e barit në korrik 2015 përfshinin detyrimin që mjekët jo vetëm të ndiqnin me kalimin e kohës pacientet që merrnin barin, por edhe ta administronin vetëm nëse ishin trajnuar dhe regjistruar te prodhuesi, ndërkohë që farmacistët përjashtoheshin nga administrimi. Për të verifikuar përdorimin, sigurinë dhe efikasitetin e pilulës së abortit para dhe pas kufizimeve, studiuesit analizuan të dhënat qeveritare për 315,000 aborte në Ontario që ndodhën midis viteve 2012 dhe 2020. "Komplikacionet ishin tashmë të rralla dhe aborti vazhdoi të ishte i sigurt edhe duke e dhënë mifepristonin me recetë pa kufizime", vijon Schummersi, duke shtuar se një tjetër gjetje që ka dalë nga studimi është se para se mifepristoni të bëhej i disponueshëm, vetëm 2.2% e aborteve kanë ndodhur duke përdorur barnat, ndërsa dy vjet pasi bari është vënë në dispozicion, kjo përqindje është rritur në 31.4%.
Në të njëjtën kohë, pas heqjes së kufizimeve, shkalla e përgjithshme e abortit vazhdoi të bjerë, nga 11.9 në 11.3 raste për 1000 banorë të moshës 15 deri në 29 vjeç. "Studimi ynë tregon se kufizimet sa i përket mifepristonit, jo vetëm që nuk garantojnë sigurinë e pacientit, por edhe e bëjnë më të vështirë qasjen në trajtim. Shpresojmë që përvoja kanadeze t'u shërbejë vendeve të tjera për të përmirësuar në mënyrë të sigurt qasjen në shërbimet e planifikimit familjar", përfundojnë studiuesit.

 

NEJM 2021. Doi: 10.1056/NEJMsa2109779
http://doi.org/10.1056/NEJMsa2109779 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC