Shëndetësi

sht232021

Estrogjenet lokale në postmenopauzë: efektet në prolapsin e organeve pelvike

Te gratë në post menopauzë, me prolaps simptomatik të organeve pelvike, aplikimi lokal i estrogjenit para operacionit korrigjues nuk përmirëson simptomat e prolapsit. Këto janë përfundimet e një studimi të botuar në BJOG: An International Journal of Obstetrics and Ginaecology, me autore kryesore Marie-Louise Marschalek (Departamenti i Gjinekologjisë së Përgjithshme dhe Onkologjisë Gjinekologjike në Universitetin e Mjekësisë në Vjenë).

"Në post-menopauzë, estrogjenet vaginale lokale kanë efekt pozitiv në atrofinë vaginale, parehatinë seksuale dhe në simptomat urinare, të njohura si sindromi gjenito-urinar i menopauzës (GSM)", thotë gjinekologia austriake, duke shtuar se, anasjelltas, përfitimi në lidhje me simptomat e prolapsit janë më pak të qarta. Sidoqoftë, estrogjeni dihet se ka një efekt pozitiv në trashësinë epiteliale dhe rrjedhën e gjakut dhe për këtë arsye, mund të përmirësojë komplikacionet e prolapsit, siç është erozioni vaginal. Sidoqoftë, nuk duket e besueshme që estrogjeni lokal të ketë një efekt të dobishëm në defektet e dyshemesë pelvike, që është shkaku kryesor i prolapsit. Për ta parë qartë këtë, autorët organizuan një studim dyfish të verbër, të kontrolluar me placebo, i cili përfshinte 120 gra në postmenopauzë me prolaps simptomatik të organeve pelvike, tashmë kandidate për kirurgji riparimi, të përzgjedhura në mënyrë rastësore për të marrë një krem lokal që përmbante estrogjen ose placebo për 6 javë para operacionit. Dhe, rezultatet flasin vetë: asnjë ndryshim nuk u shfaq midis dy grupeve, as si përfitim në simptoma dhe as përsa iu përket çrregullimeve që prekin dyshemenë pelvike, pra, fshikëzën, intestinin dhe funksionin seksual.

Në një koment editorial, Gerda Trutnovsky (Departamenti i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Universitetin e Mjekësisë në Graz, Austri), shkruan: "Duke hamendësuar një efekt të dobishëm mbi rezultatin kirurgjikal të estrogjeneve lokale, implikimet klinike të këtij studimi janë të kufizuara nga mungesa e të dhënave postoperative". Për më tepër, të dhënat e disponueshme falë një studimi pilot të kohëve të fundit (Verghese et al. BMJ Open. 2020; 10), në 100 gra në postmenopauzë me prolaps simptomatik, të përzgjedhura në mënyrë të rastësishme për të marrë ovula vaginale të estradiolit në krahasim me asnjë trajtim për 6 javë para dhe 20 javë pas operacionit. Kështu, në një vijë me rezultatet e Marschalek-ut dhe bashkautorëve, nuk u shfaqën dallime domethënëse midis grupeve të trajtimit.
"Në pritje të studimeve më të mëdha për të konfirmuar të dhënat, urogjinekologët mund të vazhdojnë të përshkruajnë estrogjene lokale pasi ato janë të sigurta, të toleruara mirë dhe në gjendje të përmirësojnë simptomat e GSM-së".

 

BJOG 2021. Doi: 10.1111/1471-0528.16894
http://doi.org/10.1111/1471-0528.16894

BJOG 2021. Doi: 10.1111/1471-0528.16900
http://doi.org/10.1111/1471-0528.16900 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC