Shëndetësi

sht202021

Vaksinat Covid. Lidhje e mundshme me çrregullimet menstruale

Sipas një studimi të botuar në British Medical Journal, është e nevojshme të kontrollohet prania e një lidhjeje midis ndryshimeve në ciklin menstrual dhe vaksinimit kundër Covid-19. "Ndryshimet në ciklin menstrual ose hemorragjia e papritur vaginale nuk janë të listuara si efekte anësore të vaksinimit. Sidoqoftë, që nga 2 shtatori, janë paraqitur më shumë se 30,000 raporte të tilla në sistemin e mbikëqyrjes të Agjencisë Rregullatore të Mjekimit dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar", thotë Victoria Male (Imperial College London), e cila drejtoi grupin e punës.

MHRA-ja konfirmon se të dhënat e saj të mbikëqyrjes nuk mbështesin një lidhje midis ndryshimeve në ciklin menstrual dhe vaksinave Covid-19, pasi numri i raportimeve është i ulët në raport me numrin e njerëzve të vaksinuar dhe mbizotërimin e çrregullimeve menstruale në përgjithësi. Sidoqoftë, studiuesit besojnë se mënyra e mbledhjes së të dhënave e bën të vështirë nxjerrjen e përfundimeve të qëndrueshme dhe argumentojnë se nevojiten qasje më të përshtatshme për të krahasuar normat e ndryshimeve të ciklit menstrual në popullatat e vaksinuara, kundrejt atyre të pavaksinuara. Raportet e ndryshimeve menstruale pas vaksinimit Covid-19 janë bërë si për vaksinat mRNA, ashtu edhe për vaksinat vektoriale adenovirale dhe kjo sugjeron që, nëse ekziston një lidhje, ka të ngjarë të jetë rezultat i përgjigjes imune ndaj vaksinimit dhe jo ndaj një komponenti specifik të vaksinës. Në fakt, cikli menstrual mund të ndikohet nga përgjigjja imune e trupit ndaj vetë virusit dhe në këtë drejtim, një studim gjeti ndërprerje menstruale në rreth një të katërtën e grave të infektuara me SARS-CoV2.

"Nëse konfirmohet një lidhje midis vaksinimit dhe ndryshimeve menstruale, kjo mund t'iu japë mundësi njerëzve të planifikojnë paraprakisht cikle potencialisht të ndryshuara", shpjegon Male. Ekspertët i këshillojnë mjekët të inkurajojnë pacientet për të raportuar çdo ndryshim në ciklin e tyre menstrual ose gjakderdhje të papritur vaginale pas vaksinimit dhe shpjegojnë se gratë që raportojnë një ndryshim të vazhdueshëm për një numër të caktuar ciklesh, ose gjakderdhje të re vaginale pas menopauzës, duhet të menaxhohen sipas udhëzimeve të zakonshme klinike për këto gjendje.

 

BMJ 2021. Doi: 10.1136/bmj.n2211
https://doi.org/10.1136/bmj.n2211 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC