Shëndetësi

kor282021

Studimi Ensure. Të reja mbi efikasitetin e medikamentit që trajton diabetin e tipit 2

Ensure, një studim i botës reale i prezantuar në takimin e Shoqatës Amerikane të Diabetit, konfirmon efikasitetin e iGlarLixi-së në trajtimin e diabetit të tipit 2. Medikamenti i indikuar për trajtimin e të rriturve me diabet melit të tipit 2 të pakontrolluar në mënyrën e duhur, përveç dietës dhe ushtrimeve fizike, në kombinim me metforminën me ose pa frenues të SGLT-2, ka ofruar kontroll më të mirë të glicemisë, me një reduktim të krizave hipoglicemike.

Ensure, ka përfshirë 25 qendra italiane që trajtojnë diabetin dhe ka treguar se iGglarLixi edhe në praktikën e përditshme u ofron pacientëve me diabet të tipit 2 që nuk kontrollohen me insulinë bazë, një përmirësim të dukshëm të hemoglobinës së glikozuar pas gjashtë muajsh trajtim, së bashku me një ulje statistikisht të konsiderueshme të rrezikut për hipoglicemi. Për më tepër, bari nuk tregoi efekte negative në peshë. "Studimet e botës reale janë shumë të rëndësishme sepse ato na tregojnë se çfarë ndodh në realitet në klinikat tona, ku ne e gjejmë veten duke menaxhuar pacientë që janë shumë më të komplikuar sesa ata që marrin pjesë në studimet regjistruese", shpjegon Riccardo Candido (Autoriteti Shëndetësor i Universitetit Giuliano Isontina, Trieste), një nga koordinatorët e studimit. "Të dhënat tona tregojnë se në një tipologji komplekse pacientësh në mbipeshë/obezë, me kontroll të dobët metabolik dhe kohëzgjatje të gjatë të sëmundjes, iGlarLixi është efektive në përmirësimin e HbA1c-së dhe glukozës esëll, si dhe në reduktimin e rrezikut për hipoglicemi", vazhdon ai.
iGlarLixi përbëhet nga insulina bazë dhe GLP-1 RA në kohën e ngrënies dhe falë faktit që merret në një dozë të vetme ditore, përmirëson aderimin terapeutik, duke thjeshtuar terapinë. Por jo vetëm kaq; në fakt, ekspertët kanë parë që kombinimi i të dy përbërësve është më efektiv në reduktimin e hemoglobinës së glikozuar sesa veprimi i tyre i vetëm, përveçse është më efektiv në përmbajtjen e shtimit në peshë, që zakonisht ndodh në terapinë me insulinë të vetme ose në kombinim me insulinën e shpejtë dhe në shmangien e shtimit të episodeve hipoglicemike.

Në takim u paraqitën edhe të dhëna nga SoliMix, studimi i parë global, me përzgjedhje rastësore, i kontrolluar, që vë përballë insulinat e përziera (BIAsp30) dy herë në ditë dhe iGlarLixi një herë në ditë. Edhe në këtë rast, iGlarLixi tregoi kontroll më të mirë glicemik, incidencë më të ulët të hipoglicemisë dhe kontroll më të mirë të peshës.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC