Shëndetësi

mar122021

Vaksina AstraZeneca. Rrezik për psikozë pas dozës së parë: stuhi anulimesh në Itali

Pas dozës së parë të administruar të vaksinës, po shtohet frika mes njerëzve që janë në pritje të dozës së dytë. Aq e madhe është frika, sa shumë njerëz kanë telefonuar në qendrat shëndetësore lokale apo mjekun e tyre për të anuluar prenotimin për fazën e dytë të vaksinimit. Gjithçka për faj të një lotoje që ka alarmuar shumë të vaksinuar në të gjithë vendin, me dhjetëra mijëra doza të administruara tashmë dhe po aq të tërhequra para inokulimit.

 

Psikoza

Shtohet, me kalimin e kohës, rreziku që psikoza të mbizotërojë mbi besimin, pas tre rasteve të dyshuara të vdekjes së njerëzve që ishin vaksinuar me vaksinën AstraZeneca prej pak kohësh. Nën vëzhgim është në veçanti lotoja me siglën ABV2856, që përfshin 500 mijë doza (tregtuar si në Itali, ashtu edhe në Evropë), pjesa e papërdorur e së cilës është sekuestruar në Itali nga njësia policore NAS.
Pjesa më e madhe e këtyre vaksinave ishte e destinuar për personelin arsimor dhe forcat e rendit, javën e shkuar dhe në fillim të kësaj jave, por, pas lajmit të ndalimit nga Agjencia Italiane e Barnave, reaksioni zinxhir i dyshimeve ka arritur brenda pak orësh në qendrat shëndetësore dhe ato të vaksinave në të gjithë Italinë, me qindra telefonata në rajone të ndryshme.

 

Kërkesat për anulim

"Ata që kanë telefonuar, janë pacientët e brishtë, që kërkojnë të sigurohen edhe mbi administrimin e vaksinës Pfizer, përveçse ka kërkesa të ndryshme të përgjithshme ose njerëz që kërkojnë informacione të thjeshta. Nuk e dimë se sa njerëz do të paraqiten nesër për inokulimet", shpjegojnë të hutuar disa mjekë të qendrës së Katanzaros.
E njëjta situatë është edhe në shumë struktura të tjera, ku qendrat shëndetësore lokale shpjegojnë se kush e ka certifikatën me këtë numër serial, duhet t'ia komunikojë ngjarjen mjekut të vet, farmacistit ose në platformën kombëtare Vigifarmaco. "Shmangni dozën e dytë" është në fakt njëra nga frazat më të shpeshta që qarkullon në grupet e chat-it të profesorëve të shkollave të ndryshme, si ato në Kampania. Shumë nga ata që sinjalizojnë efekte anësore si nauzea, marramendja, erupsionet e lëkurës dhe dhimbja e barkut, tregojnë certifikatën e tyre vaksinale me të njëjtin kod lotoje dhe u kërkojnë të alarmuar shpjegime drejtuesve, qendrave shëndetësore dhe mjekëve të bazës. Mes të vaksinuarve, ka edhe nga ata që guxojnë të marrin vetë mjekime, si heparinë, takipirinë apo barna të tjera.

"Por, ka nga ata që nuk përgjigjen në telefon, madje edhe mjekë dezhurni që na kanë thënë të drejtohemi diku tjetër", shpjegojnë disa njerëz që thonë se kanë "lajmëruar për efekte anësore". Në raste të ndryshme, mjekët u kanë kujtuar pacientëve se kishin firmosur një deklaratë pëlqimi, në të cilën deklarohej se "i kishin kuptuar dobitë dhe rreziqet e vaksinimit" dhe se "nëse verifikohej çfarëdolloj efekti anësor, ishin përgjegjës për të informuar menjëherë mjekun e tyre kurues dhe për të ndjekur indikacionet". Tani, në të gjitha rajonet po zhvillohen kontrolle mbi pacientët që kanë marrë dozat e lotos që është ndaluar.
 
Në Kampania, personat të cilëve u janë inokuluar këto vaksina, janë kontaktuar për informacione mbi gjendjen e tyre dhe mbi efektet e mundshme anësore. Që nga informacionet e para që kanë ardhur, duket se nuk ka asnjë rast të reaksioneve të kundërta, përveçse në masë të lehtë, "por është e qartë që jemi ende në fillim".
Në Liguria janë dorëzuar 6.300 prej këtyre dozave të sinjalizuara dhe 5.500 janë përdorur tashmë pa u sinjalizuar raste të rënda: nga një zbulim paraprak kanë dalë 23 sinjalizime për reaksione të kundërta nga AstraZeneca, nga të cilat, nëntë iu përkasin flakoneve të kësaj ngarkese. Në Marche, nga 1.750 vetë që kanë marrë këtë vaksinë, janë verifikuar vetëm dy evente të lehta. Në Toskanë është pezulluar përdorimi i disa dozave ende të papërdorura, por janë administruar 15.743 pa ndonjë "sinjalizim të veçantë". Në Trentino janë përdorur 2.045 nga 2.200 të ardhura. Me kalimin e kohës dhe pas hetimeve të bëra, shpresohet që frika të transformohet në një sugjestion të thjeshtë, për të bërë përpara dhe për të nxituar drejt daljes nga tuneli Covid.

 

Burimi: MSN


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC