Shëndetësi

dhj242020

Perikarditi idiopatik i përsëritur. Bari i ri është në gjendje të pakësojë ndjeshëm rikthimet

Sipas një studimi të botuar në "New England Journal of Medicine", te pacientët me perikardit idiopatik të përsëritur, inhibitori i Interleukinës 1, rilonacepti, shkaktoi një zgjidhje të shpejtë të episodeve të sëmundjes dhe një rrezik dukshëm më të ulët të përsëritjes së saj, krahasuar me placebon. "Interleukina-1 është indikuar si ndërmjetëse e perikarditit të përsëritur. Efikasiteti dhe siguria e rilonaceptit janë studiuar më parë në një studim të fazës II që përfshin pacientë me perikardit të përsëritur dhe ne kemi dashur të konfirmojmë efikasitetin e tij në një studim të fazës III", shpjegon Allan Klein (Klinika Cleveland), autori kryesor i punimit.

Kërkuesit kanë studiuar individë me dhimbje nga perikarditi dhe një nivel të rritur të proteinës C-reaktive (PCR) në terapinë standarde. Pacientët që përjetuan përsëritjen e perikarditit gjatë terapisë rutinë, u regjistruan në një periudhë 12-javore, gjatë së cilës u nis rilonacepti dhe u ndërprenë mjekimet bazë. Pacientët që treguan një përgjigje klinike, janë përzgjedhur në mënyrë rastësore në një raport 1:1 për të marrë monoterapi të vazhdueshme me rilonacept ose placebo, të administruar nën lëkurë një herë në javë. Rezultati primar i efikasitetit ishte koha deri në përsëritjen e parë të perikarditit dhe është vlerësuar edhe siguria. Nga pacientët fillestarë, 86 ishin regjistruar në periudhën paraprake, gjatë së cilës koha mesatare deri në zgjidhjen ose thuajse deri në zgjidhjen e dhimbjes ishte pesë ditë dhe koha mesatare deri në normalizimin e nivelit të PCR-së ishte shtatë ditë.

Gjithsej, 61 pacientë iu nënshtruan përzgjedhjes rastësore. Gjatë kësaj periudhe, dy nga 30 pacientë (7%) në grupin rilonacept përjetuan një përsëritje të perikarditit, krahasuar me 23 nga 31 pacientë (74%) në grupin e placebos. Gjatë periudhës paraprake, katër pacientë përjetuan ngjarje të padëshirueshme që çuan në ndërprerjen e terapisë me rilonacept. Ngjarjet anësore më të zakonshme me barin ishin reagimet në vendin e injeksionit dhe infeksionet e traktit të sipërm respirator.


NEJM 2020. Doi: 10.1056/NEJMoa2027892
http://doi.org/10.1056/NEJMoa2027892


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC