Shëndetësi

nën252020

Covid-19. Ja, cilat janë kriteret për të përcaktuar vdekjen nga coronavirusi. ISS: Gjatë muajve të parë, u nënvlerësuan

Vdekjet nga Covidi në Itali nuk janë mbivlerësuar, "përkundrazi, ka të ngjarë që vdekjet e ndodhura në mars dhe në prill, të jenë nënvlerësuar", sepse "në këtë periudhë, shumë pacientë vdiqën pa u testuar dhe informacionet e tyre nuk u futën në Sistemin e Mbikëqyrjes". Kështu është shprehur Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISS) në Itali, në studimin e thelluar: "Si të llogaritet vdekshmëria e lidhur me Covid-19", publikuar në portalin e tij.

Një nga strategjitë më efektive për matjen e ndikimit që ka patur Covid-19 mbi vdekjet është matja e vdekshmërisë së shtuar në vend, domethënë se sa vdekje (për të gjitha shkaqet) ka patur më shumë sesa në vitet e mëparshme. Vlerësimi i bërë në raportin e përbashkët ISS-ISTAT mbi vdekshmërinë e shtuar është se në muajt mars dhe prill vdekjet e lidhura drejtpërdrejt ose indirekt me Covid-19 ishin "rreth dyfishi i atyre të matura në Sistemin e Mbikëqyrjes. Sidoqoftë, ky nënvlerësim i vdekjeve është zvogëluar shumë dhe pothuajse është zeruar nga maji deri në fund të verës", por në muajt më të fundit po shohim "një rritje të re".

Në dokumentin e ISS-së, përmendet gjithashtu se kriteret për përcaktimin se një vdekje është shkaktuar nga coronavirusi janë pozitiviteti ndaj tamponit molekular, simptomat që i atribuohen Covidit dhe mungesa e një shkaku të qartë të vdekjes, përveç sëmundjes Covid-19. Kjo do të thotë se "pozitiviteti ndaj Sars-Cov-2 nuk është i mjaftueshëm për të përcaktuar se një vdekje është shkaktuar nga Covidi". Ndërsa, "nuk duhen marrë në konsideratë ndër shkaqet e qarta të vdekjes të ndryshme nga ajo e shkaktuar nga Covid-19, sëmundjet paraekzistuese, që mund të kenë favorizuar një rrjedhë negative të infeksionit", që nga diabeti e deri te kanceret.

Një analizë e certifikatave të vdekjes, e kryer nga ISS dhe ISTAT për periudhën mars-maj", tregoi se Covid-19 është shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes për 89% të vdekjeve të regjistruara në Sistemin e Mbikëqyrjes, pra, rreth 9 raste nga 10 të vdekur të regjistruar".

(G.P.)


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC