Shëndetësi

gus102020

Dieta ketogjenike, strategji e mundshme e ndërhyrjes kundër astmës

Sipas një grupi të Universitetit të Bonit në Gjermani, dieta ketogjenike mund të jetë një strategji ndërhyrjeje për trajtimin e inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes. Në një studim të botuar në "Imununity", studiuesit, të udhëhequr nga Christoph Wilhelm, tregojnë se ky lloj i të ushqyerit uli ndjeshëm inflamacionin te minjtë "astmatikë", me sa duket, përmes përfshirjes së qelizave limfoide të lindura (ILC), një lloj qelize e zbuluar disa vjet më parë. "ICL-të janë një përbërës integral i barrierës së indeve, që sigurojnë mbrojtje imunologjike dhe fiziologjike duke riparuar barrierën epiteliale", shpjegojnë autorët.

Por, aktivizimi kronik i ICL-ve të tipit 2 (ICL2) duket se kontribuon në zhvillimin e inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes. Studiuesit studiuan proceset metabolike aktive në ICL2 kur kalojnë në "'modalitetin riprodhues" dhe më pas u përpoqën të bllokojnë rrugët metabolike dhe të zvogëlojnë shkallën e ndarjes së qelizave. Studiuesit treguan që ICL2 të aktivizuara thithin acide yndyrore nga ambienti, si dhe glukozë, për t'i ruajtur në grimca të vogla brenda tyre dhe më pas i përdorin ato për të prodhuar energji ose për të ndërtuar membrana. Me dietën ketogjenike metabolizmi qelizor ndryshon dhe energjia e nevojshme merret nga yndyrat. Në këtë mënyrë, mungojnë acidet yndyrore për të formuar membranat gjatë ndarjes së qelizave. Në studim, dieta shkaktoi një rënie në ndarjen e ICL2-ve, në prodhimin e mukusit dhe në simptomat e tjera te minjtë.

Në këtë efekt, kontribuon përveç përdorimit të yndyrës si burim energjie, edhe mungesa e glukozës. "Në përgjithësi, kemi zbuluar marrjen dhe ruajtjen tranzitore të lipideve në grimcat  lipidike, si një mekanizëm thelbësor për ndërmjetësimin e përgjigjeve patogjene të ICL2-ve dhe dietën ketogjenike si një trajtim i mundshëm për inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes të shkaktuara nga alergjenet, që mund përkthehet në klinikë në të ardhmen e afërt", thuhet në fund të artikullit. Studiuesit dëshirojnë të studiojnë dietën ketogjenike te pacientët në parandalimin e sulmeve të astmës, ndërsa theksojnë se kjo dietë nuk është pa rreziqe afatgjata.


Immunity. 2020. Doi: 10.1016/j.immuni.2020.03.003
https://doi.org/10.1016/j.immuni.2020.03.003


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC