Shëndetësi

kor82020

Pagjumësia. Ja, kur duhet ta dërgoni pacientin te mjeku

Pagjumësia është një problem i nënvlerësuar. Sipas Studio Morfeo 2, prej saj vuajnë rreth 12 milionë italianë, 56% prej të cilëve nuk mjekohen, 40% refuzojnë trajtimin dhe 7% u drejtohen trajtimeve alternative. Më e zakonshme është pagjumësia e herëpashershme. Më së shumti, nga ky çrregullim vuajnë gratë 45-54 vjeçe (periudha e menopauzës), të ndjekura nga të moshuarit. Te mbi 65-vjeçarët, pagjumësia mund të varet edhe nga efekti që kanë mbi gjumin, sëmundje të ndryshme bashkëshoqëruese. Edhe njerëzit me çrregullime mjekësore dhe psikologjike, vuajnë shpesh nga pagjumësia. 45% e atyre që vuajnë nga ankthi dhe 90% e atyre që vuajnë nga depresioni, përjetojnë çrregullime të gjumit. Identifikimi i shkakut është thelbësor për menaxhimin efektiv të sëmundjes. Në shumicën e rasteve, bëhet fjalë për pagjumësi parësore, shpesh rezultat i zgjatjes së situatave (faktorë predispozues) që çrregullojnë gjumin, shoqëruar me gjendje të shpeshta tensioni emocional dhe reagime personale negative që lidhen me vetë humbjen e gjumit. Pagjumësia sekondare (më pak e shpeshtë) ndodh kur çrregullimi rrjedh direkt nga problemet shëndetësore të identifikueshme qartë: sëmundje, çrregullime psikosomatike, barna.

 

Kur bëhet fjalë për pagjumësi? Simptomat

Flitet për pagjumësi në prani të gjumit të pamjaftueshëm ose jo cilësor dhe kjo mund të jetë formë akute (deri në disa javë), ose kronike (çrregullimi zgjat më shumë se një muaj). Mund të shfaqet me vështirësinë për të nisur apo për të mbajtur gjumin, me zgjimin e hershëm në mëngjes ose ndjesinë e një gjumi që nuk çlodh. Vëmendja e ekspertëve të ciklit cikardian po zhvendoset në fakt në aspektin cilësor të gjumit, përveçse në sasinë e tij (të paktën 6 orë). Cilësia e gjumit bazohet në 4 faktorë dhe te subjektet që vuajnë nga pagjumësia, një ose më shumë nga këta faktorë rezulton i ndryshuar: kohëzgjatja (koha totale e gjumit), intensiteti (sasia e gjumit të thellë Nrem), vazhdimësia (zgjime gjatë natës) dhe qëndrueshmëria (sasia e mikrozgjimeve periodike).

 

Trajtimi. Verifikoni marrjen e barnave

Pas konstatimit të mungesës së kushteve që mund t'iu atribuohen patologjive të rëndësishme (flamurët e kuq) dhe nëse subjekti merr ose jo barna ose substanca që mund të shkaktojnë pagjumësi, farmacisti mund të udhëzojë pacientin, duke dhënë këshilla për zakonet dhe mënyrat e duhura të jetesës. Ndjekja e parimeve themelore të higjienës së mirë të gjumit është pothuajse gjithmonë e dobishme në korrigjimin ose përmirësimin e çrregullimit. Farmacisti gjithashtu mund të rekomandojë opsionet natyrale në dispozicion. Ekziston një gamë e gjerë zgjidhjesh të dobishme për të rivendosur një ritëm fiziologjik të gjumit, me profile të shkëlqyera sigurie dhe disa efekte anësore. Edhe disa fitokomplekse kanë një veprim relaksues spazmatik dhe të muskujve. Rekomandohet një periudhë trajtimi të paktën dy javë. Ja, disa ndër zgjidhjet natyrale për pagjumësinë: lulja e pasionit, valeriana, lulëkuqja kaliforniane, kamomili, bari i bletës dhe murrizi. Melatonina, nga ana tjetër, ka efekte në ritmin cirkadian, por përdorimi i saj për trajtimin e pagjumësisë nuk mbështetet nga të dhëna rigoroze. Marrja e saj është e sigurt vetëm për një afat të shkurtër.

 

Këshilla e farmacistit

Ja, rastet kur pacienti duhet dërguar te mjeku: në rast të pagjumësisë mbi tre javë; në rastet e pagjumësisë së shoqëruar me çrregullime mjekësore-psikiatrike; pagjumësia e shoqëruar me një gjendje tjetër patologjike, ankth kronik (mbi gjashtë muaj) ose me sëmundje fizike; depresioni i moderuar ose i rëndë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC