Shëndetësi

qer292020

BPCO. Kundër riakutizimeve, regjimi terapeutik i trefishtë është më efikas sesa terapia e dyfishtë

Sipas rezultateve të një studimi të botuar në "New England Journal of Medicine" dhe të kryer në pacientë me sëmundje pulmonare obstruktive kronike të moderuar deri shumë të rëndë (BPCO), kombinimi budesonide-glycopyrronium-formoterol fumarate i administruar përmes një inhalatori të dozuar me presion me teknologjinë Aerosphere, ka reduktuar në mënyrë statistikisht të konsiderueshme shkallën e riakutizimeve të moderuara, ose të rënda në krahasim me terapitë me kombinim të dyfishtë.
"Rezultatet e studimit Ethos, të Fazës III, të cilat përfshijnë më shumë se 8.500 pacientë për 52 javë, tregojnë se një regjim i trefishtë me dozë fikse, të përbërë nga një glukokortikoid në rrugë inhalatore, një antagonist muskarinik me veprim të gjatë (LAMA) dhe një â2-agonist me veprim të gjatë (LABA) mund të reduktojë riakutizimet, por edhe vdekshmërinë në këtë popullatë", thotë Klaus Rabe (Universiteti i Kielit, në Gjermani), autori kryesor i studimit.

Konkretisht, me kombinimin budesonide-glycopyrronium-formoterol fumarate ka pasur një ulje prej 24% dhe 13% të shkallës së acarimit në krahasim me kombinimin glycopyrronium-formoterol fumarate dhe budesonide-formoterol fumarate. Kombinimi budesonide-glycopyrronium-formoterol fumarate tregoi gjithashtu një ulje prej 46% në rrezikun e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, krahasuar me kombinimin glycopyrronium-formoterol fumarate.

Nga pikëpamja e sigurisë dhe qëndrueshmërisë, profili i kombinimit të trefishtë ka treguar se është në përputhje me ato të kombinimeve të dyfishta. Ngjarjet anësore më të shpeshta të raportuara ishin nazofaringiti, BPCO-ja dhe infeksioni i traktit të sipërm respirator, ndërsa pneumonia ndodhi në 4.2% të personave të trajtuar me budesonide-glycopyrronium-formoterol fumarate, në 2.3% të atyre që trajtohen me glycopyrronium-formoterol fumarate dhe në 4,5% të individëve që trajtohen me budesonide-formoterol fumarate.

Për më tepër, kombinimi i trefishtë me dozë të ulët të budesonidit, demonstroi një ulje të konsiderueshme të shkallës së acarimeve mesatare ose të rënda në krahasim me kombinimet e dyfishta. Kombinimi i ri po aprovohet në SHBA dhe në Evropë.


Nejm 2020. Doi: 10.1056/NEJMoa1916046
https://doi.org/10.1056/NEJMoa1916046


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC