Shëndetësi

maj62020

Çrregullimet e shijes dhe nuhatjes, më të zakonshme në Covid-19 se në sëmundjet e tjera respiratore

Sipas një studimi të botuar në "European Journal of Neurology", çrregullimet e shijes dhe nuhatjes janë dukshëm më të shpeshta te pacientët Covid-19 sesa te pacientët me grip dhe zakonisht shfaqen në mënyrë akute, në fillim të sëmundjes.
"Disa infeksione të frymëmarrjes, përfshirë Covid-19, mund ta shkaktojnë shpesh këtë lloj çrregullimi. Për këtë arsye, ne kemi dashur të verifikojmë nëse këto ishin në të vërtetë më të shpeshta mes pacientëve me Covid-19 sesa te pacientët me grip", shpjegon Álvaro Beltrán Corbellini (Spitali Universitar "Ramón y Cajal", Madrid), autori kryesor i studimit.

Studiuesit vlerësuan të dhënat nga pacientët e shtruar në dy qendra të kujdesit terciar testi i të cilëve rezultoi pozitiv për Covid-19 dhe me grip të konfirmuar përmes PCR, të cilëve u kanë propozuar një pyetësor. Në studim u përfshinë 79 raste e 40 kontrolle dhe nuk u gjetën dallime të rëndësishme në karakteristikat fillestare midis dy grupeve. U vu re që çrregullimet e shijes dhe të nuhatjes u shfaqën dukshëm më shpesh në personat me Covid-19 (39.2%) sesa në grupin e kontrollit (12.5%). Për më tepër, studiuesit zbuluan se pacientët me Covid-19 dhe çrregullime të shijes dhe nuhatjes me fillim të hershëm, ishim dukshëm më të rinj, krahasuar me pacientët Covid-19 pa shqetësime të tilla (52.6 vjeç, kundrejt 67.4 vjeç).

Mes pacientëve me Covid-19 të cilët kishin çrregullime të shijes dhe nuhatjes, 22 (70.9%) kujtuan një fillim akut dhe 11 (35.5%) thanë se kishin patur një paraqitje të hershme të problemit. Duke hyrë në detaje, ekspertët vërejtën se 25 vetë (80.6%) shfaqën shqetësime të nuhatjes (në 14 raste anosmi) dhe 28 (90.3%) shqetësime të shijes (në 14 raste, ageusi). Vetëm në katër raste është verifikuar edhe obstruksion nazal bashkëshoqërues. Çrregullimi zgjati mesatarisht 7,5 ditë.

"Ne propozojmë që prania e çrregullimeve të shijes dhe të nuhatjes në anamnezë, të jetë sugjeruese e pranisë së infeksionit Covid-19 dhe të shërbejë si shkak për këshillimin e vetëizolimit në kontekstin aktual epidemik", përfundojnë autorët.

 

Eur J Neurology 2020. Doi: 10.1111/ene.14273
https://doi.org/10.1111/ene.14273


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC