Shëndetësi

pri302020

Covid-19. Pse rrezikohemi nga kurthet e sjelljes dhe si t'i shmangim ato?

Sipas një komenti të botuar në "Lancet", në administrimin e pandemisë së lidhur me infeksionin Sars-CoV-2, si në të gjitha krizat, vendimet e marra do të provokojnë gjykime dhe njerëzit rrezikojnë të bien në tetë kurthe të sjelljes.
"Pas reagimeve të forta fillestare ndaj një momenti kaq të vështirë, vetëdija për këto kurthe mund të ndihmojë për ta mbajtur situatën në rrugën e duhur", shpjegojnë Eldar Shafir, nga Universiteti Princeton dhe Donald Redelmeier, nga Instituti i Kërkimeve Sunnybrook, autorë të studimit. Studiuesit analizuan këto tetë kurthe dhe propozuan disa zgjidhje.

- Kurthi i parë është frika nga e panjohura, e cila gjithsesi ka tendencë të zhduket shpejt; për këtë arsye është e nevojshme të rikujtohet shpesh popullata për situatën reale.
- Kurthi i dytë është turpi. Njerëzit janë inkurajuar që të përfshihen në sjellje të caktuara, të tilla si mosprekja e fytyrave të tyre, gjeste që ata ndonjëherë i bëjnë pa u menduar, ndaj ata mund t'i shohin këto gabime të vogla si një dështim personal. Prandaj, autoritetet duhet të paralajmërojnë qytetarët se këto situata janë të natyrshme.
- Një tjetër kurth përfshin neglizhimin e rreziqeve shoqëruese, humbjen e gjumit, stërvitjen dhe shoqërimin, ndaj mjekët duhet të kujtojnë shpesh shmangien e dëmeve.
- Studiuesit pastaj citojnë kurthin e sëmundjeve të padukshme. Distancimi dhe izolimi shoqëror në të vërtetë mund të përkeqësojnë çrregullimet psikiatrike kronike, duke e bërë të domosdoshëm shtimin e kujdesit shëndetësor.
- Gjithashtu, flitet për kurthin e mungesës së reagimeve të qarta, pasi koha e inkubacionit, ndërhyrjet dhe rezultatet e testimit për Covid-19 shkaktojnë emocione dhe ndjenja të paqëndrueshme. Autoritetet duhet t'i bëjnë me kujdes raportimet e epidemisë, sepse paqëndrueshmëria e rastësishme mund të ngatërrohet me një prirje të vërtetë.
- Eldar Shafir, më tej, ndalet në analizimin e gabimit të status quo-së. Njerëzit dëshirojnë t'i rikthehen jetës normale së para krizës, por një lëkundje e përkohshme e status quo-së mund të jetë një mundësi për t'u ripërqendruar dhe për t'i rishikuar gjërat, siç janë format e reja të telemjekësisë.
- Gracka tjetër ka të bëjë me normat e ngulitura sociale, siç janë shtrëngimi i duarve, të cilat nuk janë të lehta për t'u kufizuar, por ndryshimi i të cilave mund të lehtësohet përmes parullave e fotove.
- Së fundmi, flitet për paragjykime të mëpasme, për faktin që pas krizës, autoritetet mjekësore do të gjykohen, por do të jetë e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë dihej në çfarë kohe dhe se si gjërat mund të kishin shkuar ndryshe.

 

Lancet 2020. Doi: 10.1016/S2468-2667(20)30096-7
https://doi.org/10.1016/S2468-2667(20)30096-7


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC